E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi mbledh të enjten përfaqësuesit politikë

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 16:20

(E plotësuar) Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, ka thirrur në një takim përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilat kanë fituar ulëse në parlament, nga zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Informacionit, takimi do të mbahet të enjten, me fillim në ora 11.

Në takim pritet të caktohet data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Më herët, RTK kishte raportuar se takimi do të mbahej sot.

Sipas Rregullores së Kuvendit, nëse takimi i përfaqësuesve të partive parlamentare do të mbahet sot, atëherë kuvendi nuk mund të mblidhet përpara 5 ditëve, apo jo më larg se të dielën e kësaj jave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›