E Shtunë, 31 Tetor 2026

ATK, 223 gjoba për mallra pa dokumente

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 15:23

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se gjatë muajit janar ka intensifikuar aktivitetet me qëllim të verifikimit të dokumentacionit mbi origjinën e mallit dhe destinacionin e tij.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të përbashkëta me Policinë e Kosovës, janë ndaluar për verifikim, në rrugë, 1329 mjete të ndryshme të transportit të mallrave, si dhe janë lëshuar 223 gjoba, për shkak të pa rregullsisë së dokumentacionit.

Nëpërmes një komunikate për shtyp ATK-ja njofton se Departamenti i saj i Operacioneve, gjatë muajit janar ka zhvilluar aktivitete të shumta, sipas planit operativ 2011.

“Qëllimi i këtyre aktiviteteve është: Komunikimi me tatimpagues me qëllim të informimit me të drejtat dhe obligimet e tyre, verifikimi i stoqeve dhe mallit pa prejardhje, regjistrimi i stoqeve, trajtimi i bizneseve me gjendje kreditore të vazhdueshëm në TVSH, trajtimi i bizneseve që janë në humbje të vazhdueshme, dhe vizita te bizneset e Lojërave të Fatit”, thuhet në komunikatë.

Përveç këtyre aktiviteteve ATK-ja, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta në disa pika të ndryshme në territorin e Kosovës, me qëllim të verifikimit të dokumentacionit mbi origjinën e mallit dhe destinacionin e tij.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të përcjelljes së mesazhit tek tatimpaguesit, se ATK-ja, do të kontrollon dokumentacionin mbi prejardhjen dhe destinacionin e mallit, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›