Countrymen: Mali i Zi ka potencial

Ndihmësi i zëvendëssekretarit amerikan të shtetit, Thomas Countryman, deklaroi se beson se Mali i Zi, sikur edhe fqinjët e tij, ka potencial dhe mund të arrijë suksesin në zbatimin e sundimit të ligjit.
Megjithatë, për qeverinë e Malit të Zi është me rëndësi që të tregojë vullnet politik, si në retorikë, ashtu edhe në praktikë, tha Countrymen.
Ai shpjegoi se qeveria nuk duhet të flet për qëllimet, por të siguroi financim për institucionet të cilat i takojnë popullit, pra për policinë, sistemin juridik dhe të gjitha institucionet tjera shoqëruese.
Countrymen si shembull përmendi Kroacinë, për të cilin vend theksoi se para shtatë viteve vendosi që të bëjë çmos për t’u anëtarësuar në BE dhe e kuptoi se fusha më e vështirë është ajo e sundimit të ligjit, duke filluar menjëherë punën në këtë fushë.
Sipas tij, as SHBA-ja nuk është tërësisht e përkryer në këtë aspekt. Countrymen më tutje theksoi se SHBA-ja është e interesuar për bashkëpunim me shtetet e Ballkanit, në luftën kundër drogës dhe kontrabandës me njerëz dhe armatim.