E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca sulmon forcat e Gbagbos

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 13:30

Në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abijan, kanë vazhduar luftimet e ashpra. Luftimet janë zhvilluar mes forcave të presidentit të pranuar nga bashkësia ndërkombëtare, Alassane Ouattara dhe presidentit në largim, Lorent Gbagbo.

Ky i fundit nuk pranon të largohet nga posti, me gjithë humbjen e pësuar në zgjedhje.

Të hënën, mbështetësit e Ouattarës thanë se kanë marrë nën kontroll rezidencën e Gbagbos në Abijan, por lajmi nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Forcat e OKB-së, në bashkëpunim me helikopterët francezë, kanë sulmuar caqe të Gbagbos, pasi trupat e këtij të fundit kanë vënë disa herë në shënjestër personelin e Kombeve të Bashkuara dhe civilët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›