Courtney Cox prezanton aromën e fundit të Avon
Avon Cosmetics Albania prezanton portofolin e ri të produkteve kozmetike dhe aromave, në tregun shqiptar në tetor 2009. Paketa e produkteve të reja përfshin aromën më të re In Bloom, rezultat i partneritetit me një nga emrat më të njohur të kinematografisë botërore dhe njëkohësisht Ambasadoren Globale të Avon, Reese Witherspoon. In Bloom është një aromë shumë sensuale, romantike, tërheqëse, për gruan që qëndron me këmbë në tokë plot vetëbesim, por që njëkohësisht mbetet në kontakt me kënaqësitë e jetës. Në fillim të 2009, Avon Cosmetics nënshkroi kontratën e radhës me aktoren e njohur hollivudiane (personazhin mjaft të dashur të serialit Friends) Courtney Cox për të prezantuar aromën e radhës të Avon, Spotlight. Spotlight është një aromë dehëse, flirtuese e seksi dhe paketimi është thjesht fenomenal. Aroma kryesore e parfumit ka një cilësi floreale shkëlqyese, e cila ju jep ndjesinë që ju sapo keni mbërritur. Finalja e madhe është e nxehtë. Ju jep ndjesinë e kënaqësisë e të mbërriturit në party, dukeni shkëlqyeshëm, dritat kanë ndalur mbi ju, dhe nuk ka asgjë që t’ju ndalë. Courtney Cox qëndron në morinë e figurave më të njohura të fushës së kinematografisë dhe modës, që Avon ka imbarkuar për të përcjellë mesazhin e produkteve dhe linjave; Patrick Dempsey, Emanuel Ungaro, James Bond Franchise për Bond Girl 007, Jennifer Hudson, Cynthia Rowly, Derek Jeter dhe Christian Lacroix. Patrick Dempsey, Unscripted është aroma më e re e hedhur në treg nga Avon e targetuar drejt meshkujve. Unscripted është aroma e ndjekjes së pasionit tënd dhe gjithçka lidhet me të. Kur hedh këtë aromë, frymëzohesh dhe mendon për pasionet e tua.
Revolucioni anti-moshë: Anew Reversalist
Teknologjia revolucionare me patentë në pritje me përbërje Aktivinoli ka si synim rritjen e prodhimit të Aktivinës. Produkti i ri i Avon, kremi Anew Reversalist ndihmon në riparimin e mekanizmave të lëkurës duke e bërë atë më kompakte dhe shumë më pak rrudha.
Rreth Avon Products, Inc.
Nga Shtetet e Bashkuara deri në Kinë, nga Rusia deri në Brazil, meshkuj dhe femra në mbarë globin u besojnë produkteve Avon të klasit botëror. Parfumet, përkujdesi i lekurës dhe kozmetika e ngjyrave përbëjnë ndër markat më të njohura të industrisë, duke përfshirë linjën e kujdesit kundër plakjes Anew dhe linjën Skin So Soft për trajtimin e trupit.