E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samanta “Shumë happy” me Roy-n

 

Samanta Karavella është shfaqur shpërthyese në klipin e saj të ri “Shumë happy”, ekskluzivitet i kanalit muzikor “Supersonic”. Një bashkëpunim ndryshe me këngëtarin dhe producentin e ri, Roy, ku ajo shfaqet më energjike dhe ekspresive. Në klipin e realizuar në club “Kubi” në Gjilan (Kosovë), ajo këndon për herë të parë në ritmet R and B, Hip-Hop. Shfaqet gjatë gjithë klipit duke kërcyer në një skenë të madhe, ndërsa ekzalton dhe një djalë të vogël që është duke e ndjekur nga televizori në shtëpinë e tij. Djali që e shoqëron në duet quhet Roy, dhe autori i këngës, të cilën e ka punuar në studion e tij “Royrecords”. Arsyeja pse xhirimet u bënë në Kosovë ishin dhe për faktin se Roy më parë ka jetuar atje. Pas realizimit “S’të mbaj dot peng” këngëtarja Samanta Karavello publikon këtë klip, që e prezanton atë ndryshe në stilin e të kënduarit. Deri tani ajo numëron disa këngë, shumë prej të cilave balada, siç ishte pikërisht kënga “S’të mbaj dot peng”, një kompozim i Pirro Çakos. Samanta e zbuluar si këngëtare gjatë spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma” vazhdon studimet në degën spanjisht ndërsa fundjavave këndon “live” në lokale të ndryshme nate. Me kompozitorin Roy ajo u njoh në Tiranë. Ai ka punuar në Prishtinë dhe ka krijuar muzikë për Arta Bajramin, si dhe është autor i këngës së saj “Ne të dy” në bashkëpunim me Don Arbas, ky i fundit bashkëpunëtor dhe në klipin “Shumë happy”. Para disa muajsh Roy konkurroi në “Top Fest 6” me këngën “Le ta ndezim” në duet me  këngëtaren e re, Erika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›