E Diel, 1 Nëntor 2026

Blero: S’kam hequr dorë nga kënga me Zajminën, ajo më ftoi vetë në duet

 

U fol shumë një duet me Zajminën në “Kënga Magjike”, por pamë që nuk jeni në listën e këngëtarëve të përzgjedhur. Cila është arsyeja që mungoni?
Arsyeja është që unë kam qenë në ekstrem i angazhuar me koncerte dhe nuk kam pasur kohë të përgatitem. Po ashtu dhe Zajmina ka qenë e zënë me punët e saj. Thjesht nuk më premtoi koha.
Keni filluar të punoni për këngën, dhe pse zgjodhe Zajminën për duet?
Ne jemi në punim e sipër të kësaj kënge, por nuk është ende gati. Për sa i përket bashkëpunimit ideja ishte e Zajminës, ajo më ftoi në duet.
Si të duket Zajmina?
Unë mendoj që Zajmina është një këngëtare e mirë, dhe ka shumë potencial. Ka prezencë skenike dhe është shumë profesionale.
Keni plan të konkurroni në ndonjë festival tjetër që organizohet në Shqipëri?
Nuk kam plane për ndonjë konkurrim, por nuk i dihet...
Shumë shkrime në media u botuan për fejesën tënde me Teuta Krasniqin. Si e përjetove dhe si po shkon kjo fejesë?
S’ ka si  të shkojë fejesa ndryshe... plot dashuri dhe lumturi. Kurrë nuk kam qenë më i lumtur. 
Pas kthimit tënd përfundimisht në Kosovë, ke pasur ndonjë ofertë të veçantë? 
Angazhimet e mia të momentit janë koncertet e shumta që jap në diasporë, dhe fushatat që fillojnë në Kosovë. Ndërkohë që jam duke u marrë me reklamat e kompanisë telefonike në Kosovë Vala, pasi jam imazhi i Valës.
Një artist bën gjithnjë plane, ju mund të zbuloni ndonjë?
Normalisht që kam plane për karrierën dhe punën time. Unë më së shumti në botë dua muzikën dhe fansat e mi. Nuk mund t’ua zbuloj planet më vjen keq.
Ndërkohë ju shohim shpesh në Tiranë, kaq shumë jeni i lidhur me këtë qytet?
Tiranën e dua shumë dhe vij sa herë që kam angazhime. Në fakt Tiranën e kam shtëpi të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›