Covid-19/ Greqi, 60 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Greqia ka regjistruar sot një numër të lartë rastesh të reja me koronavirus, me rreth 3209 persona. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 82034, nga të cilët 53.7% janë burra. 60 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin fqinj, duke e çuar numrin total në 1288. Në intubim po trajtohen 480 persona, mosha mesatare e të cilëve është 65-vjeç, ndërsa 81% e tyre kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Në 24 orët e fundit, 410 persona fituan betejën me koronavirusin. /rtsh.al