E Enjte, 5 Nëntor 2026

Varhely në Bruksel: Të vazhdojnë përpjekjet që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mund të mbahet këtë vit

Në Bruksel të martën është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE. Temë kryesore ka qenë hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I pranishëm në takim Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka kërkuar pjesëmarrjen sa më parë në Konferencën ndërqeveritare për të dyja vendet, por duke vënë theksin te “detyrat e shtëpisë”. “Puna duhet të vazhdojë dhe është e rëndësishme që kornizat negociuese me #Shqipërinë #Maqedoninë e Veriut të bien dakord sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mund të mbahet këtë vit. Të gjithë duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura. Unë jam në kontakt me @EU2020DE (presidenca gjermane e BE) dhe të gjitha palët përkatëse në mbështetje të gjetjes së një zgjidhjeje” ka thënë Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›