E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winona Ryder Frike ngakompjuteri

Winona Ryder ka nevojë të qartësojë konceptet bazë të navigimit në internet.

Aktorja u shpreh se nuk përdor kompjuterin nga frika se mos aksidentalisht mund të bëhet një anëtare e organizatës terroriste, Al Kaedës.

Gjatë një bashkëbisedimi në një show televiziv, ajo tregoi se para disa kohësh bleu një laptop, por nuk e përdori kurrë.

“Kam frikë të kërkoj në Google. Kam frikë se mund të futem për të klikuar mbi filma të ndryshëm dhe papritur të marr vesh se jam një anëtare e Al Kaedës”, tha Ryder.

Më e keqja është se aktorja nuk e la me kaq: “Ju betohem, jemi vetëm një klikim larg bashkimit me Al Kaedën! Kjo është frika ime! Nëse shtyp butonin e gabuar në një kompjuter nuk e dimë se ç’ mund të ndodhë. Duhet të jemi të kujdesshëm!”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›