E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove diskutohet projekt-buxheti i 2012-s


Kuvendi i Republikës së Kosovës diskutoi të enjten projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2012-s.

“Ky buxhet është dëshmi që qeveria është në shërbim të Kosovës dhe të interesave të saj. Buxheti garanton zhvillimin ekonomik të vendit, i bazuar në projektet realiste të zhvillimit”, deklaroi kryeministri Thaci.

Ministri i Ekonomisë, Bedri Hamza duke prezantuar buxhetin, tha se ai parashihet të jetë 1.5 miliardë euro me rritje ekonomike prej 5 përqind. Sipas ministrit buxheti është hartuar në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Duke marrë parasysh ecurinë në eurozonë ministri paralajmëroi rënie të remitancave dhe ngritje të cmimeve sidomos të naftës dhe derivateve të saj.  Inflacioni sipas tij, pritet të jetë 2. 3 përqind.

Ashtu sic pritej, opozita e kundërshtoi ashpër këtë buxhet. Lidhja Demokratike e Kosovës duke vlerësuar se buxheti i qeverisë është peng i politikave dhe premtimeve të gabuara elektorale, propozoi buxhetin alternativ.

Disa nga pikat më të rëndësishme, që bien në kundërshtim me përllogaritjet e qeverisë, është ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova” dhe privatizimi i PTK-së.

LDK-ja propozoi që projekti i autostradës të përfundojë në 2014 e jo në 2013 e po kështu, sipas LDK-së privatizimi i Postës duhet të shtyhet për vitin 2013 për shkak të dividendës prej 60 milionë që qeveria merr cdo vit nga Posta.

Me përjashtim të grupit parlamentar të PDK-së dhe AKR-së, partitë e tjera opozitare Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër këtij buxheti.

“Qeveria e kë lënë ekonominë e Kosovës të ecë vetë. Me parashikimin prej 5 përqind rritje ekonomike, qeveria praktikisht lë ekonominë të ecë vetë, duke mos ndërhyrë vetë. Qeveria ka hequr dorë nga lufta kundër evazionit fiscal”, tha Ardian Gjini, deputet i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci reagoi kundër  përllogaritjeve të LDK-së për ndërprerjen e punimeve në autostradë. Thaci tha se kjo do të ishte ndërprerje e zhvillimit ekonomik.

Në fakt autostrada Vërmicë-Mërdarë mbetet një prej investimeve me të mëdha të Kosovës për të cilin qeveria ka ndarë 296 milionë.

Ndërkaq, investimet kapitale sipas ministrit, Bedri Hamza në raport me vitin 2011 rriten për 15 përqind apo 40 përqind të buxhetit të vitit 2012.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Rusia: Gati të presim serbët e Kosovës
Rusia është gati të strehojë në territorin e saj serbët e Kosovës që nuk ndihen të mbrojtur nga Beogradi dhe kanë kërkuar nënshtetësi ruse.
Stefanovic: Bisedimet, të hënën
Negociatori serb në biseidmet me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se dialogu me Prishtinën do të rinisë të hënën në Bruksel. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë
Dialogu teknik Kosovë-Serbi mund të rifillojë shumë shpejt dhe njëra nga temat për të cilën palët do të flasin është “menaxhimi i integruar i kufijve”. “Kosova të rikthehet në kufijtë e 1956-s”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956. Serbët e veriut kundër marrëveshjeve
I ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës ka kundërshtuar marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradi.

Lajmet kryesore

Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›