E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepet premiera e “The Descendants”

George Clooney i rikthehet tapetit të kuq. Premiera e filmit “The Descendants” e rikthen atë në Beverly Hills, ku aktori interpreton rolin e një avokati (Matt King) që merret me pasuritë e paluajtshme. Bashkëshortja e tij bie në koma pas një aksidenti me varkë e pas kësaj atij i duhet të përballet me kujdesin që duhet të tregojë ndaj 2 vajzave të tij 17 dhe 10-vjeçare.

Filmi momentalisht ka jo pak vëmendje përpara ceremonisë së çmimeve Oscar dhe komentet për këtë nuk kanë munguar nga ambiciozi i Hollywood-it. Filmi është përshtatur dhe realizuar nga regjisori Alexander Payne dhe doemos ngjarjet janë zhvendosur në Hauai.

“Kam zgjedhur regjisorin e duhur. Kam dashur të bëj një film me këtë regjisor sepse kam bindjen që ai është shumë i mirë. Më pas lexova skenarin dhe nuk po u besoja vetes sepse ishte ajo që doja, një film të bukur dhe një rol të jashtëzakonshëm”, ka pohuar George Clooney.

Filmi “The Descendants” ka nisur këtë 16 nëntor projeksionin në kinematë e Amerikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›