Cristiano Ronaldo kërcënoi Portugalinë, do të largohej nga Katari

Cristiano Ronaldo po kthehet në një problem të madh për Portugalinë. Pasi theu urdhërat e trajnerit duke u stërvitur me titullarët dhe jo me zëvendësuesit, tani 38-vjeçari shqetëson kampin luzitan me një tjetër lëvizje.
Prapaskena – E përditshmja portugeze “Record” zbuloi se Ronaldo ka kërcënuar drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit me braktisje të qendrës ku është aktualisht e grumbulluar Portugalia. Sipas “Record” gjithçka ka nodhdur shumë shpejt pak orë para takimit mes Zvicrës dhe Portugalisë. Në vigjilje të këtij dueli Santos bisedoi personalisht me Ronaldo-n për t’i shpjeguar se përse kishte preferuar Ramos në vend të tij në formacionin që më pas do të mposhte Zvicrën e Xhakës 6-1. Ky moment nuk ka qenë aspak i lehtë për Santos, i cili thuhet se është kërcënuar nga Ronaldo me braktisje të qendrës stërvitore.
Përgënjeshtrimi – Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi nga ana e “Record”, Federata Portugeze e Futbollit ka dalë me një deklaratë për mediat ku ka hedhur poshtë gjirthçka. “Një lajm i publikuar këtë të enjte informon se Cristiano kërcënoi të largohej nga skuadra gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares. FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja gjatë stërvitjeve në Katar”, thuhej mes të tjerash në njoftimin e Federatës.
(Faqja e parë e “Record”)