United mposhtet nga Cadiz, Ten Hag shpërthen kundër ekipit dhe

Nëse supozohej të ishte një provë e përgjithshme e… jetës pa Cristiano Ronaldon, rezultati nuk ishte emocionues. Manchester United u rrëzua fuqishëm në provën e parë të fazës dimërore të përgatitjeve ndaj Cadiz-it që Djajtë e Kuq po zhvillojnë në Spanjë në pritje të rifillimit të aktivitetit në Angli, tashmë të planifikuar për në 21 dhjetor me Kupën e Ligës.
Në daljen e parë, ndonëse jozyrtare, pas ndarjes zyrtare nga sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, skuadra e Ten Hag, e cila për fat të keq doli në fushë me një formacion të rimodeluar për shkak të mungesës së 14 lojtarëve të përfshirë në Botëror, 12 prej të cilëve janë ende në ecuri, megjithatë, u shemb pa apel, duke arkëtuar dy gola në 15 minutat e parë ndaj forcës së parafundit të La Ligës, e aftë për të fituar vetëm dy ndeshje në 14 të parat e kampionatit dhe “mbajtës” i sulmit më të keq me vetëm 9 gola të shënuar.
Me pak fjalë, një rezultat zgjënjyes, ndonëse i justifikueshëm për gjendjen e papërsosur pas pushimit, por që gjithsesi mund të shmangej nëse keni në fushë lojtarë si Ëan Bissaka, Lindelof, McTominay, Van de Beek dhe Martial. Kjo është arsyeja pse Ten Hag nuk ishte në gjendje të fshihte zhgënjimin e tij, si gjatë ndeshjes ashtu edhe në fund të saj. Gjatë ndeshjes, trajneri holandez ishte protagonist i një diskutimi të zjarrtë me trajnerin e Cadiz, Sergio. Ndërhyrja e gjyqtarit të katërt ishte e nevojshme për ti ndarë.
Dhjetë zëvendësimet e bëra nga ish-trajneri i Ajax-it gjatë pushimit nuk ndryshuan drejtimin e lojës, ndaj në fund të ndeshjes Ten Hag nuk e fshehu shqetësimin e tij për paraqitjen e skuadrës: “Kemi fjetur 15 minutat e para. Të pësosh dy gola të tillë dhe të mos dalësh në fushë në çerekun e parë është e papranueshme për një skuadër si e jona. Është diçka që nuk duhet të ndodhë më”. United do të presë Burnley-n në raundin e tretë të Kupës së Ligës më 21 dhjetor, ndërsa Premier do të rifillojë në Boxing Day dhe Nottingham Forest do të mbërrijë në Old Trafford.