Cristiano Ronaldo me grip, por jo të derrit
Cristiano Ronaldo është prekur nga një grip i zakonshëm pas kthimit nga turneu i Real Madridit në SHBA, por nuk është infektuar nga A /H1N1. Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll. "Ronaldo vuan nga një grip i zakonshëm, simptomat e para të të cilit filluan në Uashington", thuhet në faqen zyrtare në internet të Realit.