SHBA, Obama strategji fitoreje në Afganistan
Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Barak Obama disponon një strategji fitoreje në Afganistan dhe forca të mjaftueshme në terren për të arritur objektivat e SHBA-së, pavarësisht përparimit të talebanëve. Kjo deklaratë vjen pasi komandanti i trupave amerikane në Afganistan, paralajmëroi se talebanët po përparojnë me shpejtësi, ndërkohë që persona të armatosur dhe kamikazë sulmuan rëndë të hënën disa ndërtesa qeveritare pranë Kabulit, vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Bill Burton tha se Obama ka autorizuar dislokimin e 21 mijë trupave shtesë në Afganistan, menjëherë pasi mori detyrën në janar të këtij viti dhe akoma nuk është dërguar i gjithë kontingjenti.Gjenerali i ushtrisë amerikane Stanley McChrystal, i cili së shpejti do të paraqesë një raport për luftën në Afganistan, deklaroi në një intervistë se rebelët talebanë i kanë detyruar forcat e huaja të ndryshojnë taktikat e luftimit dhe numri i viktimave do të mbesë i lartë edhe për disa muaj të tjerë.
Këtë vit dhuna në Afganistan ka arritur në nivelet më të larta që kur talebanët u rrëzuan nga pushteti nga trupat amerikane në vitin 2001, dhe sulmet terroriste janë shtuar, veçanërisht pas fillimit të ofensivës së madhe ushtarake në provincën jugore të Helmandit muajin e kaluar. Uashingtoni ka planifikuar ta shtojë numrin e trupave të dislokuara në Afganistan deri në 68 mijë brenda vitit, më shumë se dyfishi i 32 mijë ushtarëve që numëroheshin në fund të vitit 2008.