Apolonia, një nga parqet arkeologjik më të preferuar nga turistët
Parku arkeologjik, Apolonia është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë. Për nga përqindja e vizitorëve ajo vjen fill pas parkut arkeologjik të Butrintit. Drejtori i këtij parku, Marin Haxhimihali, bën të ditur se, në krahasim me vitin e kaluar parku arkeologjik Apolonia ka një numër më të madh vizitorësh dhe padyshim ky park do t'i nënshtrohet një periudhe rikonceptimi dhe restaurimi.
Parku arkelogjik i Apolonisë ndryshe nga parku I Butrintit apo edhe ai i Shkodrës, numëron një numër turistësh që nuk janë të përkohshëm ose një ditor, për shkak se nuk ka pika kufitare afër, siç janë shteti i Greqisë me Butrintin, apo Mali i Zi me Shkodrën.