Cristiano Ronaldo rinovon kontratën me Real Madridin, deri në vitin 2018
Ai ka rinovuar! Florentino ka mbajtur premtimin e tij dhe Cristiano Ronaldo në Real Madrid do të vazhdojë deri në vitin 2018.
Zgjatja e kontratës u mbyll një muaj më parë dhe do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në futbollin spanjoll me një pagë prej 17.000.000 neto për secilën nga pesë sezonet e ardhshme, një më shumë se 16 milionë në vit të Messi-t të Barcelonës.
“Unë mund t’ju siguroj se Cristiano do të përfundojë karrierën e tij në Madrid”,-tha Florentino Perez për “L’Equipe” 23 korrikun e kaluar dhe dy javë më parë se portugezi të kishte përtërirë kontratën për Real Madridin.
Në kontratën e tij të mëparshme me Real Madrid, Cristiano kishte 60% të të drejtave të tyre të imazhit dhe klubit i mbetën 40%.