E Diel, 1 Nëntor 2026

Odiseja e Pavionit Etnografik, miliona USD por vitrinat janë bosh (FOTO)

Pavionin-EtnografikTiranë- Prej vitesh flitet e pëflitet për Pavionin Etnografik i cili do të jetë pjesë integrale e Muzeut Historik Kombëtar, por pas disa ministrash të ndryshuar dhe pas disa drejtuesish të Muzeut Kombëtar, asgjë nuk ka ndryshuar ndonëse janë miliona fondet e akorduara për çeljen e këtij pavioni.

Në nisje të këtij viti, kur vitrinat zunë vend në këtë hapësirë u tha se nuk do të jetë e largët dita kur ky pavion do të çelet, por pas 8 muajsh, ato vitrina vijojnë të jenë ende bosh. Asnjë objekt nuk ka zënë vend në këtë pavion, aq shumë i përfolur e aq shumë i kërkuar veçmas nga vizitorët e huaj. Të vetmet objekte që kanë nisur të zënë vend janë 2, trapazani i Kazazëve që na çon në Shkodër dhe tavani i shtëpisë së familjes Ruli në Berat që datojnë mëse 2 shekuj shkuar e që do të jenë ndër objektet kryesore të pavionit.

Drejtuesi i ekipit të restauratorëve, procesi i restaurimit ka qenë tepër i mundimshëm pasi këto objekte kanë qenë tepër të dëmtuara por finalizimi qe i suksesshëm, pasi trapazani është montuar tanimë ndërsa tavani është në pritje të specialistëve për të zënë vendin ku do të qëndrojë, në një kënd të këtij pavioni.

Mungesa e një muzeu etnografik në kryeqyetin e shqiptarëve është cilësuar jo rrallë, e në pamundësi për një muze të posaçëm, u vendos për një pavion të përhershëm në Muzeun Kombëtar puna për të cilin ka nisur vite shkuar, por ende nuk ka një datë zyrtare se kur kjo hapësirë ku janë vendosur vitrinat do të mund të shndërrohet në Pavionin Etnografik, të vizitueshëm nga turistët e huaj dhe shqiptarët që janë në kërkim të prekjes së traditës, veshje tradicionale të krahinave të ndryshme, mënyrë jetese në fasht dhe qytet që do të vijnë nëpërmjet objekteve të grumbulluara nga ekspeditat e studiuesve ndër dekada.

Odiseja e Pavionit Etnografik, miliona usd por vitrinat janë bosh

Odiseja e Pavionit Etnografik, miliona usd por vitrinat janë bosh ◄ Back Next ► Picture 1 of 16

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›