E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni në lot e sulm: Gjykatat të politizuara. Qeveria të ecë përpara

beleeeItali- “Qeveria Letta duhet të shkojë përpara”,- ka thënë udhëheqësi i PDL-së, Silvio Berluskoni, i cili foli përpara deputetëve dhe mbështetësve në Pallatin Grazioli mbrëmë.

Dhe në një fjalim nga përmbajtja e moderuar përveç një sulmi mbi gjyqësorin ka lëshuar një paralajmërim të qartë:. “Unë jam i pafajshëm. Jam këtu, do të qëndroj këtu dhe nuk heq dorë”,- tha ish-kryeministri italian.

Ndërsa ka hedhur akuza kundër gjykatësve që sipas tij janë të politizuar, duke ju referuar dënimit të disa ditëve më parë ndaj tij, vendim të cilin e quajti të padrejtë.

Në këto vite që më kanë mbetur do të vazhdoj të luftoj për demokracinë dhe lirinë,- tha Silvio Berlusconi, duke garantuar vazhdimësinë e qeverisë. I vetëm në podium, Berlusconi u përlot kur dëgjoi himnin kombëtar, por edhe nga mbështetja që shihte nga të pranishmit.

Ndërsa mes duartrokitjeve përsëriti: Hetuesia është e përbërë nga nëpunës shtetërorë të papërgjegjshëm që janë munduar të më nxjerrin jashtë politikës për 20 vjet me radhë, e tani ia arritën qëllimit të tyre.

Sipas organizatorëve të pranishëm ishin rreth 25 mijë persona. Pas dënimit nga Gjykata e Kasacionit me katër vjet heqje lirie, por që ai mund të vuajë vetëm një në arrest shtëpie, ish-kryeministri po mundohet të mbajë një ekuilibër në gjirin e partisë së tij mes atyre që duan një largim nga qeveria me bazë të gjerë dhe të tjerëve që kanë një qëndrim më të butë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›