E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia 36-vjeçari, abuzoi seksualisht me një të mitur 13 vjet më parë

TIRANE - Ekstradohet nga Italia 36-vjeçari Altin Muça, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vjet burg, nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.

Policia bën të ditur se ngjarja për të cilën është dënuar 36-vjeçari ka ndodhur në 13 janar të vitit 2000, në Farkë të Tiranës.

“Shtetasi Altin Muça, më datë 13.01.2000, rreth ores 13.45’, në fshatin Farkë, Tiranë, duke përdorur forcën dhe nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Menjëherë pas kryerjes së krimit ky shtetas është larguar nga vendi ynë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se Muça është arrestuar në Milano për llogari të drejtësisë shqiptare në 26 nëntor 2012. Arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›