E Diel, 1 Nëntor 2026

Cruise nuk merakoset për famën

Tom Cruise insiston se ai do të ishte i lumtur nëse do humbiste famën dhe pasurinë – sepse do të fillonte shumë gjëra nga fillimi.

Aktori më parë kishte punuar edhe punë më pagë të vogël – sikurse palosja e tavolinave apo edhe hapja e llogoreve – para se të bëjë famë në Hollywood.

Kurse tani Cruise thotë se do të ishte i lumtur nëse do të kthehej për t’i bërë punët e njëjta.

“Kurrë nuk kam pasur problem në pritjet dhe palosjet e tavolinës apo hapjen e ndonjë llogori, sepse ka qenë punë e imja dhe e punoja më kënaqësi”, tha ai.

“Do ta bëja përsëri dhe do të punoja shumë. Mendoj se në atë kohë kam qenë më i sigurt në vetën time, sepse kam punuar. Një gjë që e kam kuptuar në jetën time është se ‘unë mund të punoj çdo gjë. Kjo më jep vetëbesim të madh”, tha aktori.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›