Cruise vjen si Stacee Jaxx

Aktori Cruise luan rolin e një rok muzicienti të viteve të 80’a, të shekullit të kaluar.
Përveç tij, në film luajnë edhe shumë yje të tjera filmike, si Julianne Hough (Footloose) dhe Diego Boneta (Paradise Lost), në rolet e Sherrie dhe Drew, por edhe disa fytyra të njohura në rolet tjera përcjellëse.
Malin Akerman, Bryan Cranston, Catherine Zeta-Jones, Alec Baldwin, Paul Giamatti, Russell Brand, Will Forte, dhe Mary J. Blige , janë disa prej emrave të njohur që shfaqen n film, krahas Tom Cruise’it, i cili luan rok muzicientin legjendar Stacee Jaxx.
Filmi “Rock of Ages” drejtohet nga regjisori Adam Shankman, i cili njihet për adaptimin e muzikalit të njohur “Hairspray” në një hit të madh botëror.
Ndryshe, muzikali "Rock of Ages" do të lëshohet në kinema gjatë verës së vitit 2012.