Piktorët shqiptarë në “Gostivari 2011”
_540339.jpg)
Ka përfunduar kolonia artistike ndërkombëtare “Gostivari 2011”, që u mbajt për tre ditë me radhë në këtë qytet. Sivjet ishin 12 piktorë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria për punuan dhe u shoqëruan me njëri-tjetrin në Gostivar.
Kolonia e shtatë me radhë, e organizuar nga Shoqata e Artistëve të artit Figurativ “Draudakum”, nga Gostivari, u mbajt në hotel Panorama. Sipas traditës, para fillimit të kolonisë u hap ekspozita me 16 piktura të punuara në koloninë e një viti më herët.
Ndryshe, punimet e punuara gjatë kolonisë së caktuar piktorët ia dhurojnë galerisë, dhe organizatori ato i përdorë për qëllime humanitare ose si dhuratë për ndonjë person eminent. Kolonia artistike “Gostivari 2011” u mbështet nga Komuna e Gostivarit dhe nga Ministria maqedonase e Kulturës.