E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff, president nderi i Barcelonës

Ish legjenda e Holandës dhe e Barcelonës, Johan Cruyff është emëruar president nderi i gjigantit katalan. Emërimi që “nuk sjell përgjegjësi ekzekutive” ishte aprovuar nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dhe zëdhënësi Joan Oliver.

“Bordi konsideroi se Cruyff i përmbush të gjitha nevojat, si futbollist dhe si trajner, anëtar i rëndësishëm që solli suksesin në vitet e fundit”, tha Oliver. Cruyff arriti sukses të madh me Barcelonën, ekip të cilin e udhëhoqi drejt Kupës evropiane më 1992 dhe fitoi katër tituj në La Liga mes 1991 dhe 1994.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›