E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruz, e dashura e Depp në “Pirates…”

Penelope Cruz do të jetë e dashura e re e Johnny Deep në ekranin e madh!

Bukuroshja spanjolle (35) do të luaj të dashurën e aktorit Johnny Depp në serinë e re të filmit “Pirates of Caribbean”.

Aktorja ishte thënë se do të luaj në filmin më të ri, “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides in February”, por roli i saj nuk ishte specifikuar.

Producenti Jerry Bruckheimer tani ka shpjeguar se Penelope do të luaj rolin e bijës së piratit Blackbeard, i cili ka konflikte me kapitenin Jack Sparrow që luhet nga Deep.

“Ajo sjell shumë humor në film. Në fakt ajo është aq aktore e mirë”, ka thënë Bruckheimer për MTV, duke shtuar se “edhe pak dashuri do të ndodh në mes të Kapiten Jack’ut dhe Penelope’s”.

As Orlando Bloom dhe as Keira Knightley nuk do të kthehen në serinë e katër të filmit avanturistik.

Knightley, e cila luan Elizabeth Swann kohëve të fundit ka shpjeguar se nuk do të kthehet.

“Kam thënë kur ka përfunduar trilogjia që nuk do të luaj”, ka thënë ajo në fillim të kësaj jave. “Kam kaluar kohë të mrekullueshme ku kam takuar edhe njerëz të jashtëzakonshëm por ju e dini, unë mendoj se tri pjesë janë mjaft”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›