E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri:-Bertina, duhet të shprehesh

23/03/10 17:20

Bertina dhe Jetmiri janë distancuar nga pjesa tjetër e banorëve, për të ndarë me njëri- tjetrin ato gjëra që i kanë të paqarta. Sapo Bertina ulet, Jetmiri i thotë që ajo ka filluar të ringjallet. Bertina përgjigjet që për të qënë në këtë formë, ndikojnë shumë faktorë dhe duke qënë se ajo nuk ka qënë shumë mirë fizikisht, kjo i ka ndikuar dhe në gjendjen e saj psikologjike. Jetmiri shprehet se ka vënë re ndryshime dhe në faktin se ajo po komunikon me njerëzit dhe po u jep mundësinë të shprehet. Bertina përgjigjet se çdo gjë ka momentin e duhur dhe ajo reagon kur është e nevojshme ta bëjë këtë. Jetmiri i thotë që ajo duhet ti shprehë ato që mendon për njerëzit dhe nuk duhet ti mbajë brenda. Bertina shprehet se ajo ka dashur të krijojë një përshtypje të saktë për banorët dhe më pas të flasë me baza. Jetmiri thotë se në gjithë atë kohë qëndrimi brenda shtëpisë, çdokush do të thotë gjëra të mira e të këqija. Bertina përgjigjet që ajo nuk ka dëshirë që të flasë gjëra të pakontrolluara dhe të pa menduara mirë, ashtu siç i ka ndodhur me Klodin që i ka thënë gjarpër. Jetmiri thotë që kjo ka qënë një nevojë e saj për tu shprehur dhe konflikti i njerëzve është që nuk e thonë kurrë atë që ndjejnë. Bertina i thotë që fjala gjarpër është ofendim dhe ajo e ka parë të arsyeshme që ti kërkojë falje Klodit. Jetmiri i drejtohet që e rëndësishme është që të komunikojnë, të flasin e të qartësojnë idetë. Ai i thotë që ai ka provur disa herë të diskutojë me të, por nuk ka marrë një përgjigje pasi ajo revoltohej dhe nuk u përputheshin mendimet. Bertina shprehet se fjalët që ai i ka thënë kanë qënë pa baza, pasi ai i ka thënë që ajo duhet të zërë një shoqe. Ajo pohon se di ku duhet të bëjë një shoqe, dhe ti besojë apo jo. Jetmiri përgjigjet që ai ka shprehur ato që ka menduar, e mirë apo e keqe qoftë ajo dhe nuk ka pritur që Bertina të reagonte keq për hir të miqësisë që kanë krijuar. Bertina shprehet se ajo e vë veten gjitmonë në pozicioin e tjetrit dhe e mendon se si mund të reagonte dhe mundohet të mos e prekë aty ku tjetrit i dhemb. Ajo shton që dhe me Gracielën i ka ndidhur kështu, pasi ajo e ka lënduar në disa momente por Bertina e njihte dhe e kuptonte që ai ishte tipi i saj dhe nuk ia thoshte me të keq. Jetmiri shprehet se ai nuk ka dashur në asnjë moment ta ofendonte apo ta bënte të ndihej keq atë. Bertina thotë se ai kërkon nga të tjerët, por vetë nuk jep mjaftueshë. Jetmiri përgjigjet se ai po kërkon vazhdimisht të flasë me të dhe ky është një faktor që tregon se ai po përpiqet që të krijojë një mardhënie normale me të. Ai shton se ai i ka vënë simolika asaj që në fillim duke e thirrur miza, dhe duke treguar që është një person i afërt për të. Jetmiri thotë se ai i ka konsideruar shumë të afërt si Erionin, ashtu dhe Bertinën dhe ka dashur të ndajë me ta shumë momente pasi ai kërkon që komunikim ndryshe pasi ata janë intelektual dhe mund të flasin me një gjuhë tjetër. Bertina shprehet se pjesën e saj të intimitetit ajo do ta ketë vetëm për vete dhe nuk do që ti ndërhyjnë të tjerë duke thënë që Jetmiri ka dashur ta bëjë këtë, por ai e mohon.
Ata flasin për Oltën dhe Jetmiri shprehet se asaj i ka vënë kryq pasi sa herë që ka dashur ti flasë ajo e ka evituar. Ndërsa për Seldin thotë që është një adoleshent i përkëdhelur dhe ai nuk mund ta ndryshojë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›