Jetmiri: “Bertina, duhet të shprehesh”

Bertina dhe Jetmiri janë distancuar nga pjesa tjetër e banorëve, për të ndarë me njëri- tjetrin ato gjëra që i kanë të paqarta. Sapo Bertina ulet, Jetmiri i thotë që ajo ka filluar të ringjallet. Bertina përgjigjet që për të qenë në këtë formë, ndikojnë shumë faktorë dhe duke qenë se ajo nuk ka qenë shumë mirë fizikisht, kjo i ka ndikuar dhe në gjendjen e saj psikologjike. Jetmiri shprehet se ka vënë re ndryshime dhe në faktin se ajo po komunikon me njerëzit dhe po u jep mundësinë të shprehet. Bertina përgjigjet se çdo gjë ka momentin e duhur dhe ajo reagon kur është e nevojshme t’a bëjë këtë. Jetmiri i thotë që ajo duhet t’i shprehë ato që mendon për njerëzit dhe nuk duhet t’i mbajë brenda. Bertina shprehet se ajo ka dashur të krijojë një përshtypje të saktë për banorët dhe më pas të flasë me baza. Jetmiri thotë se në gjithë atë kohë qëndrimi brenda shtëpisë, çdokush do të thotë gjëra të mira e të këqija. Bertina përgjigjet që ajo nuk ka dëshirë që të flasë gjëra të pakontrolluara dhe të pa menduara mirë, ashtu siç i ka ndodhur me Klodin që i ka thënë gjarpër. Jetmiri thotë që kjo ka qënë një nevojë e saj për t’u shprehur dhe konflikti i njerëzve është që nuk e thonë kurrë atë që ndjejnë. Bertina i thotë që fjala gjarpër është ofendim dhe ajo e ka parë të arsyeshme që t’i kërkojë falje Klodit. Jetmiri i drejtohet që e rëndësishme është që të komunikojnë, të flasin e të qartësojnë idetë. Ai i thotë që ai ka provur disa herë të diskutojë me të, por nuk ka marrë një përgjigje pasi ajo revoltohej dhe nuk u përputheshin mendimet. Bertina shprehet se fjalët që ai i ka thënë kanë qënë pa baza, pasi ai i ka thënë që ajo duhet të zërë një shoqe. Ajo pohon se di ku duhet të bëjë një shoqe, dhe t’i besojë apo jo. Jetmiri përgjigjet që ai ka shprehur ato që ka menduar, e mirë apo e keqe qoftë ajo dhe nuk ka pritur që Bertina të reagonte keq për hir të miqësisë që kanë krijuar. Bertina shprehet se ajo e vë veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit dhe e mendon se si mund të reagonte dhe mundohet të mos e prekë aty ku tjetrit i dhemb. Ajo shton që dhe me Gracielën i ka ndodhur kështu, pasi ajo e ka lënduar në disa momente por Bertina e njihte dhe e kuptonte që ai ishte tipi i saj dhe nuk ia thoshte me të keq. Jetmiri shprehet se ai nuk ka dashur në asnjë moment t’a ofendonte apo t’a bënte të ndihej keq atë. Bertina thotë se ai kërkon nga të tjerët, por vetë nuk jep mjaftueshëm. Jetmiri përgjigjet se ai po kërkon vazhdimisht të flasë me të dhe ky është një faktor që tregon se ai po përpiqet që të krijojë një mardhënie normale me të. Ai shton se ai i ka vënë simolika asaj që në fillim duke e thirrur miza, dhe duke treguar që është një person i afërt për të. Jetmiri thotë se ai i ka konsideruar shumë të afërt si Erionin, ashtu dhe Bertinën dhe ka dashur të ndajë me ta shumë momente pasi ai kërkon që komunikim ndryshe pasi ata janë intelektual dhe mund të flasin me një gjuhë tjetër. Bertina shprehet se pjesën e saj të intimitetit ajo do t’a ketë vetëm për vete dhe nuk do që t’i ndërhyjnë të tjerë duke thënë që Jetmiri ka dashur t’a bëjë këtë, por ai e mohon.
Ata flasin për Oltën dhe Jetmiri shprehet se asaj i ka vënë kryq pasi sa herë që ka dashur t’i flasë ajo e ka evituar. Ndërsa për Seldin thotë që është një adoleshent i përkëdhelur dhe ai nuk mund t’a ndryshojë.
Komentojnë për banorët
Edi, Jetmiri dhe Kika qëndrojë në kopsht dhe flasin për banorët aktual të shtëpisë dhe për ata që janë larguar. Jetmiri shprehet se tek shtëpia e vjetër ia kanë kaluar më mirë pasi kanë qënë në harmoni me njëri-tjetrin. Kika thotë se ai ka diçka shumë të keqe, që i përjeton shumë ikjet e të eliminuarve dhe specifikon ikjen e Valonit. Jetmiri përgjigjet që kjo është pjesë e të gjithëve, por ngullëllimi është kur mendon se ndonëse javën larguar nga loja, ata do të takohen jashtë. Jetmiri shton që ai e ka ndjerë shumë largesën e Rezartës pasi rrinte shumë kojë me të dhe u mësua me praninë e saj, po ashtu përmend dhe Valonin e Enxhin. Kika thotë se ata janë pozicionuar gabim pasi banorët janë duke u larguar ende pa i njohur mirë. Jetmiri përgjigjet se kjo është e vërtetë, por është dhe zgjedhja që bëjnë banorët pasi ai tregon se ka insistuar shumë herë t’a njohë dhe të shprehet, por ai nuk ia ka dhënë asnjëherë mundësinë. Kika ia kthen që Klodi do të flasë vetëm kur e ndjen dhe tregon se Klodi është fokusuar tek një mendim për Kikën, që ai nuk do të flasë me të dhe i thotë se rri i ngrysur. Kika thotë:- “këtu duan të të shikojnë ashtu siç duan dhe jo ashtu siç je në të vërtetë”. Ai shton se banorët kapen pas faktit kur të shohin njëherë të mërzitur e të dobët, por ai nuk do t’ia japë atë kënaqësi.
Jetmiri thotë se secili duhet të mundohet t’i njohë të gjithë banorët dhe është krijuar gabimisht mendimi se banorët e vjetër janë njohur mes tyre. Ai shton se duhet t’i kushtojnë të gjithëve një kohë dhe rëndësi të veçantë, pasi me të drejtë dikush mund të përdorë si armë faktin që nuk kanë komunikuar bashkë. Jetmiri thotë se Mandi ka tre ditë që ndodhet aty dhe ata nuk kanë biseduar njëherë tamam. Ai përmend që dhe Ada ishte vajzë e mirë por ata nuk arritën t’a njihnin mjaftueshëm. Kika shprehet se ai ka pritur nga Ada që ajo të fliste me të, por ajo është mënjanuar.
Jetmiri shprehet se Bertina po mundohet të bëjë rolin e vajzës shembullore, dhe nuk po e tregon atë anë të karakterit ku çdo person ka defektet e veta. Ai shton se në momentin që ai ia shpreh këtë gjë përballë se moskomunikimi e bën të mendojë keq, personat revoltohen dhe reagojnë keq. Jetmiri thotë se ata nuk mund t’i ndryshojnë personat në tre muaj, por mund të provosh të flasësh e të shprehësh mendimet dhe pastaj varet se sa të kuptojnë njerëzit se cili je. Ai tregon se mbrëmë e ka tepruar me Klodin pasi e ka kërcënuar, por ai nuk ka duruar më dhe nuk ka menduar se si do të duket në sytë e publikut. Kika përgjigjet që ai nuk duhet të bjerë pre e provokimeve.
Klodi i shpreh Erionit mendimet e tij
Klodi dhe Erioni janë zgjuar nga gjumi dhe qëndrojnë në kopësht, të veçuar nga të tjerët. Fillimisht Erioni i tregon Klodit një ëndërr që ka parë mbrëmë dhe e komentojnë të dy. Me ta bashkohet dhe Seldi dhe ata tregojnë që i ka marrë malli për familjarët. Klodi shprehet se ai është mësuar që të jetojë me mungesën e familjarëve pasi ka qënë për shumë vite në emigrim dhe i është dashur të mësohet, pasi nuk ka patur rrugë tjetër. Klodi shton se në Itali e ka patur shumë të vështirë jetesën dhe ka mbetur me tre ditë pas ngrënë bukë pasi atje nuk të afron asnjë dhe të shikojnë si të huaj. Ai thotë se e ka gatuar vetë karakterin e tij dhe është mësuar të rrijë vetëm, po ashtu dhe Erioni thotë se është mësuar të rrijë vetëm dhe gjërat e tij nuk i ndan me të tjerët, por i mban dhe i vuan përbrenda. Seldi ndërhyn dhe shprehet duhet të tregohesh i fortë dhe ndonjëherë duhet t’i marrësh lehtë situatat dhe jo të shikosh bardh e zi. Seldi i drejtohet Erionit se ai ka ndryshuar shumë për mirë. Seldi shton se Erioni ka ngjashmëri me të pasi janë tipa impulsiv, por tani ka filluar t’i marrë gjërat më lehtë. Erioni thotë se kur shikon diçka që është gabim, është më mirë që t’a thotë dhe pse personit tjetër mund t’i vijë keq. Klodi pohon se kur duhet ndarë se kur po bëjnë lojë e kur e kanë seriozisht dhe shton se i duket sikur është kthyer tetëmbëdhjetë vjet prapa. Erioni shprehet se nganjëherë ata i rrëmben situata , por Klodi thotë se nuk durohet kur dikush përsërit gjithmonë të njëjtën gjë pasi bëhet e mërzitshme. Djetmë duket se flasin për Jetmirin dhe për sjelljen se tij ndaj Klodit pasi Klodi pohon që ka kaluar situata dhe më të vështira se kjo, por i vjen çudi pasi është i detyruar të jetojë me të për disa kohë. Klodi shton se ai është i sinqertë, por të tjerët po e marrin për budalla dhe njerëzit luajnë me ndjeshmërinë e të tjerëve. Ai shpreh se i vjen keq për Bertinën nganjëherë pasi ajo mendon se e gjithë vëmendja sillet rreth saj ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë dhe ajo duhet t’a kuptojë pasi është e zgjuar. Erioni shprehet se dhe ai ia ka vënë në dukje, por ky është problemi i saj. Klodi shprehet se nuk i ka bërë keq askujt por ai thjesht do të shprehet. Ai shton ka vuajtur shumë nga jeta, në adoleshencë por përsëri nuk e ka ulur veten. Erioni thotë se Klodi do të përballet me gjithëfarë provokimesh pasi aty janë në mes një shumë e madhe parash, paçka se ka dhe njerëz që duan të fitojnë dhe thjesht për moral. Klodi përgjigjet se më mirë të vdesë i varfër, por i ndershëm pasi paratë mund të ndryshojnë diçka por jo jetën dhe as zemrën.
Më pas ata prekin çështjen e homoseksualitetit dhe Erioni shprehet se ka qënë kundër kësaj më parë, por tani që po bashkëjeton me të është bindur se nuk ka asgjë të ndryshme dhe janë njerëz normal si gjithë të tjerët. Klodi përgjigjet se është mërzitur me paragjykime dhe në fund të fundit të gjithë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Erioni shprehet se ai nuk e kupton përse Jetmiri përdor termin e viktimizimit për Klodin dhe kur e ka pyetur, Jetmiri i është përgjigjur që e thotë për t’a nxitur. Erioni shton se ai i ka thënë Jetmirit të mos e trajtojën më Klodin si homoseksual pasi kjo është konsumuar si temë duke qënë se Klodi e ka pranuar vetë, por të shikojnë dhe anët e tjera të karakterit të tij. Aty afrohet dhe Olta dhe Klodi shprehet se nuk i pëlqen kur njerëzit i thonë që e pranojnë homoseksualitetin e tij, ndërsa prapa krahëve thonë të kundërtën. Ai thotë se është më dakort kur dikush ia thotë në sy që nuk i pëlqen dhe ai e kupton. Ata kanë vazhduar të flasin gjatë duke treguar më pas për shoqërinë dhe të afërmit e tyre.
Kika këshillon Mandin
Domit, dhe u thotë se ato kanë bërë thashetheme gjithë natën e i kanë lënë pas gjumë dhe u thotë me shaka se për këtë arsye do të marrin gjobë. Olta i përgjigjet që ata janë kënaqur dhe kur Mandi i pyet se si u doli rezultati i thashethemeve dhe Domi i përgjigjet me shaka se i kanë zgjidhur të gjitha çështjet.
Më pas Mandi del në kopësht, ku i bashkohet Kikës dhe e pyet se si i duket gjendja këtë javë duke qënë se është dhe në nominim. Kika i përgjigjet se ai nuk e ka problem nominimin dhe ka në plan të qëndrojë gjatë brenda shtëpisë së BB. Mandi shprehet se Kika është mirë që të qëndrojë, por do të dijë për ndjesitë që përfton. Kika thotë se në fillim është e vështirë kur je në nominim, por çdo ditë që kalon të jep dëshirën që të rrish me tepër. Kika shton se sigurisht që malli për familjen dhe njerëzit jashtë është prezent, por përsëri e mbledh veten dhe shikon qëllimin përse je aty. Kika e këshillon Mandin që të mos ndikohet nga askush, por të mbajë konstant opinionin e tij. Mandi përgjigjet që ai është munduar të rrijë me të gjithë nga pak për t’i njohur dhe shton se për debatin që ka bërë mbrëmë Kika me Klodin, ai ka kuptuar se Klodi nuk e ka patur me të keq ndaj Kikës. Kika shprehet se janë disa individë brenda në shtëpi që personat e tjerë duan t’i njohin ashtu siç duan ata dhe jo siç janë në të vërtetë, por ky është problemi i tyre në fund në fundit. Mandi thotë se ai e ka si parim që gjërat t’i marrë ashtu siç janë në të vërtetë dhe Kika i thotë të vazhdojë kështu përpara. (Top Channel)