Klodi i shpreh Erionit mendimet e tij

23/03/10 14:15
Klodi dhe Erioni janë zgjuar nga gjumi dhe qëndrojnë në kopësht, të veçuar nga të tjerët. Fillimisht Erioni i tregon Klodit një ëndërr që ka parë mbrëmë dhe e komentojnë të dy. Me ta bashkohet dhe Seldi dhe ata tregojnë që i ka marrë malli për familjarët. Klodi shprehet se ai është mësuar që të jetojë me mungesën e familjarëve pasi ka qënë për shumë vite në emigrim dhe i është dashur të mësohet, pasi nuk ka patur rrugë tjetër. Klodi shton se në Itali e ka patur shumë të vështirë jetësën dhe ka mbetur me tre ditë pas ngrënë bukë pasi atje nuk të afron asnjë dhe të shikojnë si të huaj. Ai thotë se e ka gatuar vetë karakterin e tij dhe është mësuar të rrijë vetëm, po ashtu dhe Erioni thotë se është mësuar të rrijë vetëm dhe gjërat e tij nuk i ndan me të tjerët, por i mban dhe i vuan përbrenda. Seldi ndërhyn dhe shprehet duhet të tregohesh i fortë dhe ndonjëherë duhet ti marrësh lehtë situatat dhe jo të shikosh bardh e zi. Seldi i drejtohet Erionit se ai ka ndryshuar shumë për mirë. Seldi shton se Erioni ka ngjashmëri me të pasi janë tipa impulsiv, por tani ka filluar ti marrë gjërat më lehtë. Erioni thotë se kur shikon diçka që është gabim, është më mirë që ta thotë dhe pse personit tjetër mund ti vijë keq. Klodi pohon se kur duhet ndarë se kur po bëjnë lojë e kur e kanë seriozisht dhe shton se i duket sikur është kthyer tetëmbëdhjetë vjet prapa. Erioni shprehet se nganjëherë ata i rrëmben situata , por Klodi thotë se nuk durohet kur dikush përsërit gjithmonë të njëjtën gjë pasi bëhet e mërzitshme. Djetmë duket se flasin për Jetmirin dhe për sjelljen se tij ndaj Klodit pasi Klodi pohon që ka kaluar situata dhe më të vështira se kjo, por i vjen çudi pasi është i detyruar të jetojë me të për disa kohë. Klodi shton se ai është i sinqertë, por të tjerët po e marrin për budalla dhe njerëzit luajnë me ndjeshmërinë e të tjerëve. Ai shpreh se i vjen keq për Bertinën nganjëherë pasi ajo mendon se e gjithë vëmendja sillet rreth saj ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë dhe ajo duhet ta kuptojë pasi është e zgjuar. Erioni shprehet se dhe ai ia ka vënë në dukje, por ky është problemi i saj. Klodi shprehet se nuk i ka bërë keq askujt por ai thjesht do të shprehet. Ai shton ka vuajtur shumë nga jeta, në adoleshencë por përsëri nuk e ka ulur veten. Erioni thotë se Klodi do të përballet me gjithëfarë provokimesh pasi aty janë në mes një shumë e madhe parash, paçka se ka dhe njerëz që duan të fitojnë dhe thjesht për moral. Klodi përgjigjet se më mirë të vdesë i varfër, por i ndershëm pasi paratë mund të ndryshojnë diçka por jo jetën dhe as zemrën.
Më pas ata prekin çështjen e homoseksualitetit dhe Erioni shprehet se ka qënë kundër kësaj më parë, por tani që po bashkëjeton me të është bindur se nuk ka asgjë të ndryshme dhe janë njerëz normal si gjithë të tjerët. Klodi përgjigjet se është mërzitur me paragjykime dhe në fund të fundit të gjithë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Erioni shprehet se ai nuk e kupton përse Jetmiri përdor termin e viktimizimit për Klodin dhe kur e ka pyetur, Jetmiri i është përgjigjur që e thotë për ta nxitur. Erioni shton se ai i ka thënë Jetmirit të mos e trajtojën më Klodin si homoseksual pasi kjo është konsumuar si temë duke qënë se Klodi e ka pranuar vetë, por të shikojnë dhe anët e tjera të karakterit të tij. Aty afrohet dhe Olta dhe Klodi shprehet se nuk i pëlqen kur njerëzit i thonë që e pranojnë homoseksualitetin e tij, ndërsa prapa krahëve thonë të kundërtën. Ai thotë se është më dakort kur dikush ia thotë në sy që nuk i pëlqen dhe ai e kupton. Ata kanë vazhduar të flasin gjatë duke treguar më pas për shoqërinë dhe të afërmit e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));