E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çuçi i delegon kompetencat zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari deri më 30 prill

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili është i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, i delegoi detyrën e Ministrit të Brendshëm, zëvendësit të tij, Besfort Lamallarit deri më 30 prill.
Vendimi u firmos nga ministri Çuçi, ndërsa kompetencat e tij Lamallari do ti ushtrojë deri më 30 prill, datë që përkon me përfundimin e fushatës dhe procesit të votimit të shqiptarëve për qeverinë që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Vendimi i Çuçit erdhi një muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›