E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami ne Indonezi numri shkon ne mbi 340 viktima

Rendohet ora ores bilanci i viktimave ne Indonezi pas cunamit qe goditi arqipelagun e Mentawai. Ekipet e shpetimit ne Indonezi vazhdojne perpjekjet e tyre per ti ardhur ne ndihme viktimave te tsunamit shkaterrues qe goditi ishullin diten e hene. Eumlshte konfirmuar numri i 343 personave te vdekur dhe rreth 400 persona ende rezultojne te humbur.

Helikopteret e ndihmave qe patrullojne zonat me te goditura sjellin pamje nga katastrofa me e fundit. Mijera hektare jane permbytur e fshatra te tere jane shkaterruar nga dallga qe ne breg arrinte ne tre metra lartesi. Ishulli me i goditur mbetet ai i Pagai Sud. Autoritetet thone se sistemi qe dikton tsunamin nuk punonte ndaj nuk pati paralajmerim per tsunamin me magnitude 7.7. Punonjesit e shpetimit ende perpiqen te arrijne ne pjese te bllokuara te ishujve pergjate bregdetit te Sumatres ndersa jane percjelle per ne banesen e fundit 32 viktimat e shkaktuara nga shperthimi i vullkanit Merapi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›