Wikileaks gati te hedhe bomben mbi Rusi
Kremlini ndoshta duhet qe te pergatitet per nje publikim te afert nga ana e Wikileaks te materialeve komprometuese. Keshtu deklaroi per nje gazete moskovite lideri i Wikilekas Julian Assange. Ne kemi materiale komprometuese ne lidhje me Rusine per politikanet dhe biznesmenet e ketij vendi ka deklaruar Julian per te perditshmen ruse Izvestia. Gjithsesi jo aq sa do te deshironim hellipdhe do ti publikojme keto materiale shume shpejt. Me pas ai tha dicka qe nuk mund te kete kaluar pa u debatuar ne korridoret e pushtetit te Kremlinit. Per keto materiale jemi ndihmuar nga amerikanet te cilet na kane dhene shume materiale ne lidhje me Rusine.
Ekspertet ruse te sigurise thone se gjithsesi nuk do te kete asgje qe mund te krahasohet me publikimin e materialeve te fundit te publikuara javen qe shkoi ne lidhje me luften ne Irak por edhe materialet e publikuara ne vere qe nxoren ne driten nje ane te panjohur te Afganistanit. Assange dhe nje zedhenese e Wikileaks Kristin Hrafnson qe dha nje tjeter interviste per median ruse nuk kane dhene detaje te hollesishme ne lidhje me kete publikim te ardhshem te dosjeve ruse. Ruset do te gjejne shume fakte interesante per vendin tyre ka deklaruar zedhenesja e organizates per te perditshmen ruse Kommersant duke shtuar se Wikileaks do te kete shume shpejt ne objektivin e saj regjimet despotike te Kines Rusise dhe Azise Qendrore ne nje seri dokumentesh te fresketa qe do te publikohen ne vijim. Nese ata do te shpalosin detaje te llogarive bankare sekrete dhe bizneseve te fshehta jashte vendit te elites ruse atehere efekti do te jete trondites ka deklaruar Stanislav Belkovsky presidenti i Institutit te Strategjise Kombetare qe ka lidhje me Kremlinin. Nje pjese e madhe e ruseve besojne se lideret politike dhe te tjere kane cuar miliarda dollare ne llogarite jashte vendit por nje prove ne lidhje me kete do te ishte nje dinamit i vertete.
Nderkohe askush nuk mund te pretendoje se ne media teresisht te kontrolluara ruse publikimet e Wikileaks te kene te njejten percjellje qe kane pasur ne Perendim. Ky eshte mendimi i rusit kolumnisti Sergej Strokan. Ajo qe pritet do te jete vetem nje jehone shume e vogel dhe e parendesishme dhe pa detaje te rrezikshme nga organizatat me te medha te lajmeve ruse deklaron ai. Sigurisht qe ka edhe publikime te pavarura dhe eshte pastaj edhe interneti por nuk do te kete diskutime kombetare. Rusia nuk eshte nje vend ku media mund te shkaktoje ndryshime politike vazhdon kolumnisti. Ne fakt Wikilekas ka publikuar se fundi nje sasi te madhe materiali ne lidhje me Sherbimet Sekrete Ruse dhe asnje ne Rusi nuk e ka vene re nje gje te tille. Ndryshe nga sa ndodh ne Amerike asnje gazetar rus nuk i ka permendur kurre keto materiale te cilat perfshijne raporte te operacioneve te sherbimeve sekrete ruse ne Ukraine Turkmenistan dhe vende te tjera.