E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE plasin kontradiktat per ndryshimin e Traktatit te Lisbones

Franca e Gjermania kerkojne rishikimin e nje neni te tij

Nje tension dhe grindje e re ka mberthyer vendet e Bashkimit Europian ne lidhje me nje plan franko-gjerman per te rishkruar pra ndryshuar disa pjese te Traktatit te Lisbones. Komisionerja e Drejtesise Vivian Reding deklaroi se bisedimet per ndryshime te Traktatit te Lisbones jane te papergjegjshme. Ndryshimi do te shtrengonte rregullat e Bashkimit Europian ne lidhje me borxhet kombetare. Ministri francez i Europes Pierre Lellouche iu kunderpergjigj politikanes luksemburgase te merkuren duke e quajtur gjuhen e saj te papranueshme. Pak kohe me pare e njejta komisioneri foli me nje gjuhe shume te ashper edhe ne lidhje me menyren se si Franca po perzinte romet nga vendi qe ngjalli shume debate dhe kundershti. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se ajo do ti nxise lideret europiane qe te pranojne ndryshimin e domosdoshem te Traktatit te Lisbones ne mbledhjen e sotme ne Bruksel. Ne Parlamentin gjerman ajo deklaroi se rreziku me i madh per Eurozonen ishin borxhet e medha te shteteve.

Ndryshimi i traktatit do te sjelle sanksione per vendet qe do te lejojne nje deficit buxhetor te permasave qe mund te rrezikojne edhe vete stabilitetin e Eurozones pra qe do te kalojne limitin e vendosur nga Pakti i Stabilitetit.

Ideja eshte krijimi i nje mekanizmi automatik ne Traktatin e Lisbones qe do te parandaloje cdo perseritje te krizes se borxheve qe preku kete vit Greqine. Sanksionet do te vijne duke u shtrenguar ne menyre progresive nese nje vend do te deshtoje qe ti parashtroje dhe ti zgjidhe problemet e tij brenda disa muajsh. Marreveshja franko-gjermane e arritur ne resortin francez te Deauvilit me 18 tetor thote se nje dhunim serioz i rregullave monetare te Bashkimit Europian do te shkaktoje ndalimin e te drejtave te votes te shtetit ne fjale.

Gabimet ne buxhetin grek krijuan probleme shume te medha ne te gjitha vendet e zones euro dje ne te njejten kohe krijuan probleme edhe te besimi i tregjeve ndaj vete monedhes se perbashket e cila kaloi krizen me te madhe ne historine e saj te re. Bashkimi Europian dekretoi nje pakete emergjente prej 440 miliarde eurosh qe quhet Fondi i Stabilitetit Financiar Europian per te mbrojtur cdo shtet te Bashkimit Europian per te mbrojtur cdo vend anetar ne lidhje me problemet qe mund te dalin. Vec Reding edhe disa politikane te tjere te BE-se kane reaguar me shume mosbesim ose te pakten me kujdes ne lidhje me idene e ndryshimit te traktatit. Ministri britanik per Europen Lidington deklaroi se ishte i deshirueshem nje mekanizem i perhershem per zgjidhjen e krizave. Por nderkohe Britania e Madhe do ta studioje ndryshimin e traktatit me shume kujdes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›