E Shtunë, 31 Tetor 2026

23 minuta loje Partizani barazon me Terbunin

Dje u luajten 23 minutat e mbetura te ndeshjes se javes se 5-te te kampionatit kombetar te kategorise se pare mes Terbunit dhe Partizanit. E nderprere per shkak te kushteve teper te renduara atmosferike diten e caktuar ne minuten e 57-te para dy javesh kjo ndeshje e plotesoi minutazhin e vet te marten duke luajtur edhe 23 minuta loje ne te cilat bardhesia e shifrave nuk ka ndryshuar pavaresisht se eshte konsumuar nje penallti per vendasit e humbur ne minuten e 7-te te 23 minutave te mbetura nga Shytani. Me sakte ka pritur portieri i kuq Xhika duke i dhene skuadres se tij 1 pike per te cilen ka udhetuar dy here drejt stadiumit te Pukes per ta kompletuar ndeshjen e javes se 5-te. Ky rezultat ka lene te kenaqur Partizanin qe mezi po merr nga nje pike tek-tuk ndersa Terbuni me pretendime te medha ne kete sezon nisur edhe nga pozitat kryesuese qe ka ne renditje ka dale i pakenaqur nga kjo sfide. Pas kesaj ndeshjeje Terbuni ka 10 pike ne vendin e 8-te te renditjes ndersa Partizani ka 7 pike ne vendin e 12-te.

Renditja

Nd. Pike

1. Mamurrasi 6 13

2. Kamza 6 13

3. Pogradeci 6 12

4. Lushnja 6 12

5. Apolonia 6 11

6. Beselidhja 6 11

7. Tomori 6 10

8. Terbuni 6 10

9. Gramozi 6 9

10. Luftetari 6 8

11. Burreli 6 7

12. Partizani 6 7

13. Bilisht S. 6 4

14. ADA 6 3

15. Gramshi 6 2

16. Vlora 6 2

Java 7

Pogradeci-Gramshi

B.Sport-Luftetari

Vlora-Ada

Beselidhja-Kamza

Terbuni-Lushnja

Apolonia-Partizani

Gramozi-Burreli

Tomori-Mamurras

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›