E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cungu dhe Kukësi, debutime për rekord

Nëse për Kukësin është historike pjesëmarrja në kupat europiane që në sezonin e parë në Kategorinë Superiore, po kështu mund të quhet sukses edhe debutimi i trajnerit Armando Cungu. Një trajner i ri, që debutoi në stolin kuksian si trajner i parë pikërisht në fillim të sezonit, duke ngritur një skuadër nga e para, por që në fund arriti ta ngjisë në vendin e dytë. Po ashtu, për herë të parë Kukësi arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe ndoshta me pak fat mund të ishte në finale. Një sukses jo i vogël ky edhe për shkodranin Cungu, i cili thotë: "Sezoni ka qenë i gjatë, ka pasur momente të këqija dhe të mira, por suksesi i Kukësit ka qenë pikërisht se atëherë kur jemi rrëzuar, jemi ngritur edhe më të fortë, i kemi marrë ndeshjet një e nga një. Edhe jemi penalizuar nga gjykimi, por ndoshta kjo na ka bërë edhe më të fortë në ndeshjen e radhës. Gjithçka e kemi me meritë dhe për këtë meritë kanë të gjithë, por merita e madhe i takon presidencës."
(ar.ku/ E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›