E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, Dollapi: Eshtë përmirësuar situata energjetike në vend

TIRANE- Situata e furnizimit me energji elektrike në vend sipas administratorit shtetëror të kompanisë CEZ Shpërndarje është përmirësuar ndjeshëm pas kalimit nën administrim shtetëror. 

Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, gjatë raportimit para Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për ecurinë e sistemit energjetik në Shqipëri, ka theksuar se rritja e arkëtimeve ka bërë të mundur shlyerjen e një sërë borxhesh ndaj KESH dhe OST. Ndërkohë që për të zgjidhur situatën në disa qytete ku nuk paguhet energjia, Dollapi ka deklaruar se do të ngrihet një task forcë.

Një tjetër masë e administratorit të ri në krye të CEZ ka qenë edhe ulja e rrogave të punonjësve dhe vlerësimi i tyre në bazë të meritës. Si rezultat i prodhimit të lartë të energjisë elektrike kreu i CEZ deklaroi se nuk po importohet energji, por po blihet nga KESH. Aktualisht kompania CEZ Shpërndarje ka nisur një sërë investimesh për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe për të ulur humbjet në rrjet.

Humbjet totale ne rrjetin e shperndarjes gjatë muajit janar 2013 ishin 51.12%, duke zbritur në muajin shkurt në 48.71%. Ndërsa arketimet në janar ishin 59%, në shkurt ato u rritën në 63.1%.
(m.a/ata/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: CEZ, Dollapi: Eshtë përmirësuar situata energjetike në vend

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›