E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, votëbesohet qeveria e re e Enrico Lettës

ITALI- Qeveria e Enrico Letta merr besimin në Dhomën e Deputetëve me 453 pro, 153 kundër dhe 17 abstenime. Të pranishëm në sallë ishin 623 deputetë, ndërsa votuan 606, shumica e kërkuar ishte 304 vota.

Kreu i ri i qeverisë Enrico Letta ndërkohë ka paraqitur edhe programin e saj. Në axhendën e tij renditet punësimi, reformat, rritja ekonomike dhe rinia.

Të martën më 30 prill Letta do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të takohet me koncelaren Angela Merkel, ndërsa të enjten e ardhme ai do të shkojë në Bruksel ku pritet të takojë Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›