E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, ekzekutohet për hakmarrje 25-vjecari, dy ditë pasi doli nga burgu

LAC- Atentat me armë një të riu në Laç, plagoset dhe një tjetër. Viktima u ekzekutua dy ditë pasi doli nga burgu, nga një person të cilin e kishte plagosur rreth një vit më parë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:00 minuta pranë shkollës së Sanxhakut, ndërsa një person ka hapur zjarr në drejtim të dy të rinjve.

Policia bën me dije se fillimisht dy të rinjtë janë plagosur, ndërsa më pas 25-vjecari Besart Ndreu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Po sipas policisë, viktima dyshohet se ka qënë edhe shënjestra e atentatit.

Të njejtat burime të policisë lokale, thonë se viktima Ndreu gëzonte sot ditën e dytë të lirisë, pasi kishte dalë nga burgu me rrethana lehtësuese, ku vuante dënimin për plagosje.

Viktima Ndreu mësohet se shoqërohej nga një person tjetër i identifikuar si Klentin Bajraktari 22 vjec, i cili mbeti i plagosur.

Policia ndërkaq në një hark të shkurtër kohor ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes. Ai është Albert Tuci 22-vjec, i cili duket se nuk e ka harruar konfliktin e hershëm me Ndreun. Rreth një vit më parë autori është plagosur me thikë nga viktima. Tuci duket se ka pritur që viktima të dalë nga burgu e më pas të lajë hesapet me të.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›