Curri: Nëse s’luaj, largohem nga Turqia
Luajti shumë sezone në Ukrainë me fanellën e Vorskla Poltavës, por që kur kaloi në Turqi me Gençlerbirligi të Ankarasë, më shumë se se një vit e gjysmë më parë, Curri ka bërë vetëm 11 ndeshje, prej të cilave vetëm pesë këtë sezon. Curri 27-vjeçar nuk luajti as ndeshjen e fundit kundër Gallatasarajit që Gençerbirligi e humbi në shtëpi 1-0. Në këtë ndeshje ai qëndroi në stol. Padyshim që dëmtimet që ka kaluar e kanë ndëshkuar shumë lojtarin e përfaqësueses kuqezi. "Me dëmtimet nuk i kam pasur punët mirë. Më kanë penguar në karrierë, por besoj që shumë shpejt do të kthehem në formën më të mirë dhe shpresoj të mos më përsëriten këto dëmtime. Nuk e di pse tërë këto më erdhën në kohën më të keqe, kur duhej t'i ndihmoja kombëtares dhe ekipit tim. Do Zoti që këto dëmtime të jenë pjesë e së shkuarës dhe të kthehem në formën që kisha te Vorskla. Nuk jam mësuar të qëndroj kaq gjatë pa luajtur", ka thënë Curri. "Para një jave jam kthyer në fushë nga një dëmtimi që kisha në muskuj. Kundër Gallatasarjitt isha rezervë, por trajneri vendosi të mos më aktivizonte fare.”. Në të vërtetë, Curri mungoi edhe me kombëtaren e Shqipërisë në disa ndeshje të rëndësishme. E gjithë kjo situatë që po kalon e ka bërë të shqyrtojë statusin e tij te klubi turk, ndonëse ka kontratë me të edhe për një vit e gjysmë.