E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sytë në aksin Vilareal-Mançester

Shefi ekzekutiv i Bajern Mynihut, Karl-Hainz Rumenige, ka deklaruar se bavarezët do të luajnë për fitore në takimin e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Mançester Sitit. Gjiganti i Bundesligas tashmë e ka siguruar vendin e parë në Grupin A dhe takimi i fundit i fazës në grupe nuk është aspak i rëndësishëm, ndërsa Siti e ka të domosdoshme fitoren nëse dëshiron të vazhdojë tutje. Megjithatë, Rumenige thotë se takimi ndaj ekipit anglez është i rëndësishëm për shumë arsye, duke filluar nga paratë që merren për fitore, si edhe se çdo pikë e fituar u shërben klubeve nga Bundesliga për garën më të madhe europiane. Ky lajm padyshim që gëzon Napolin. Ylli i Napolit, Marek Hamshik, e di se ata duhet ta mposhtin Vilarealin për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve. “Ne duhet të përpiqemi ta mposhtim Vilarrealin, dhe duhet të shohim çfarë do të ndodhë në mes të Mançester Sitit dhe Bajernit. Spanjollët po dështojnë në ligë dhe nuk kanë marrë asnjë pikë në Ligën e Kampionëve këtë vit, por ata ende janë një ekip i mirë, shumë i vështirë për t’u përballur. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë, ne do të duhet të vuajmë dhe të mundohemi deri në fund të 90 minutave nëse dëshirojmë të arrijmë sukses”, ka deklaruar Hamshik.

Champions League

Sot

Grupi A

Mançester Siti – Bajern Mynih 20:45

Vilareal – Napoli 20:45

Grupi B

Inter – CSKA Moskë 20:45

Lilë – Trabzonspor 20:45

Grupi C

Benfika – Ocelul Galaci 20:45

Bazel – Mançester Junajtid 20:45

Grupi D

Ajaks – Real Madrid 20:45

Dinamo Zagreb – Lion 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›