E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Nuk e meritonim!

Nje top i nisur nga Devi Mukaj, gjendja ne nje pozicion ideal per te ndjekur aksionin, nje goditje me sa te kishte ne koke, dhe nje gol historik per te. Me keto fjale te thjeshta e shpjegon mesfushori i kombetares shqiptare, Debatik Curri, momentin qe beri te "dridheshin" tulipanet e Van Bastenit, te pushonin tifozet portokalli dhe te hidheshin perpjete nga gezimi ata shqiptare, kur topi i tij ka perfunduar ne rrjeten e Van Der Sar. "Ishte nje gol qe me mbushi me gezim, sidomos ne momentin qe e shenova", ka thene Curri, i cili me pas ka treguar edhe anen e hidhur te "medaljes". Dy panellti te paakorduara, te cilat ne nje rezultat 2 1 mund te ndryshonin shume gjera, aq sa te perplasnin perdhe edhe Holanden e madhe. "Nuk e meritonim", ka vijuar Curri ne intervisten e tij.
-Nje gol ne "Amsterdam Arena", qe mban firmen tuaj, por qe nuk ka arritur te vleje pervecse per moral per kombetaren shqiptare. Si u ndiete?
-Ne ato momente mund te them se u ndieva shume mire. Arrita te shenoja nje gol, te parin me fanellen shqiptare ne "Amsterdam Arena", ndaj Holandes dhe per kete arsye do ta mbaj mend gjate. Por me pas, duke pare rrjedhen e lojes, si edhe faktin qe mund te dilnim se paku me nje pike nga ai stadium madheshtor, ne perfundim te ndeshjes u ndieva keq.
-Si erdhi ai gol, i cili u "kalli daten" vendasve, por edhe vete Van Bastenit?
-Shume natyrshem. Ndoqa aksionin dhe godita mesa fuqi te kisha. Topi perfundoi ne rrjete dhe pikerisht ne ate cep te portes ku une e kisha menduar. Ai moment ishte edhe me i bukuri per mua dhe skuadren, sepse per ato minuta, e deri ne fund u ndieme me plot kuptimin e fjales zoter te atij stadiumi, aq me teper perballe Holandes.
Por nuk arritet te barazonit. Nuk deshte fati, apo dikush tjeter qe kjo te ndodhte?
-Ne radhe te pare u ndeshkuam qe ne fillim, teksa pas golit te pare erdhi autogoli, per te cilin nuk mund te fajesoj askend. Me pas, ne pjesen e dyte ne arritem ta mernim veten. Arritem te ngushtonim diferencat, cka i trembi paksa holandezet, te cilet nisen te administronin rezultatin. Ne ate moment ishte edhe shansi me i mire per t'i sulmuar, pasi ata dukeshin te lodhur. Por, per fatin tone te keq, ata ishin duke luajtur me 12 lojtare, ku pjese, ne disa raste dhe per cudi ne ato me flagrantet u be gjyqtari i takimit. Na mohoi dy penallti, te cilat mund te na kishin sjelle barazimin. Thjesht nuk e meritonim te humbisnim.
Intervistoi:Gjergj Cicani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›