Memushi synon tri pikët në debutimin e tij

Flamurtari do të përballet me Lufëtarin me dy ndryshime të rëndësishme: e para në pankinë do të jetë Eqerem Memushi dhe jo Agim Canaj, dhe e dyta do të luajë në Lushnjë, një ndeshje që rëndom konsiderohet si e shtëpisë. Kundër gjirokastritëve të Ilir Spahiut, edhe ky një trajner zëvendësues, vlonjatët do të luajnë ndeshjen e parë të serisë prej tri takimesh pas ndëshkimit nga Komisioni i Disiplinës. Flamurtari, me një fitore në pesë takime, do të përballet me Luftëtarin, një tjetër ekip i ringjitur në Superiligë nga Kategoria e Parë, por që ka bërë një figurë më pozitive me vlonjatët. Pika e marë e gjirokastritëve në Durrës me Teutën (1-1) i ngjiti ata në kuotën e 7 piëkve, ndërsa vlonjatët që humbën kundër Kastriotit rrezikojnë jo pak me 3 pikët e grumbulluara, edhe pse kanë investuar shumë në merkato. Drama e Flamurtarit shtohet akoma më shumë, kur mësohet se kryebashkiaku Shpëtim Gjika, që konsiderohet edhe presidenti i Flamurtarit ka pezulluar përkohësisht tre futbollistë: Fjodor Xhafën, Shpëtim Imerajn dhe portierin Estref Billa. Skuadra e Ilir Spahiut, por përjeton një moment të mirë psikologjik dhe kërkon të arrijë një fitore në ballafaqimin e 74-t me Flamurtarin, ku në 73 të parat ka regjistruar 19 fitore kundrejt 36 të Flamurtarit (18 barazime).
SKEDA
FLAMURTARI-LUFTËTARI
14 tetor 2006, Stadiumi "Roza Haxhiu", Lushnjë, ora 14:00
Gjyqtarë: Aranit Lulaj. Ndihmës: S.Avdo, I. Shima