E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deliu i Elbasanit, sa pranë dorëheqjes!

Elbasani dhe Dinamo janë dy skuadrat që nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur sezonin. Elbasani, kampioni në fuqi ka pësuar 2 humbje në pesë takime, ndërsa Dinamo, 16 herë kampione e Shqipërisë, ka pësuar 3 humbje, një prejt të cilave në shtëpi.
Me Redi Jupin e rikthyer dhe me dy lojtarë të Kombëtares, si Ilion Lika dhe Erion Xhafa, por të paaktivizuar në ndeshjen kundër Holandës, si dhe me paratë e dhëna para stërvitjes së fundit, Dinamo e Sejdinit synon të përfitojë nga transferta me Elbasanin.
Elbasani, që vuan ende pasojat e largimit të disa futbollistëve titullarë dhe të trajnerit kampion Ilir Daja, gjendet në vështirësi dhe një humbje me blutë kryeqytetas do të kushtonte jopak për verdheblutë. Së paku largimin e trajnerit Luan Deliu, që nuk e justifikuar besimin e presidentit Laze, por u pa si zgjidhje emergjente pas refuziimit të pankinës nga ana e maqedonasit Ilievski.
Në katër takimet e fundit midis tyre gjatë sezonit të kaluar, tri takime u mbyllën në barazim (një fitore Elbasani 3-0), ndërsa gjatë sezonit 2004-2005, të katër ballafaqimet u mbyllën në barazim: tre prej tyre 0-0 dhe një takim 1-1.
Fitorja e fundit në transfertë e Dinamos në Elbasan i përket sezonit 2003-2004, kur Dinamo fitoi 1-0, më 8 tetor 2003.
Në 16 takimet e fundit midis tyre, barazimi është përsëritur 8 herë,m ndërsa pesë prej tyre janë mbyllur në barazim 0-0. Dy ekipet janë ndeshur midis tyre 105 herë dhe "pjata" e fitoreve të Dinamos mban numrin 47, ndërsa ajo e Elbasanit vetëm 18 të tilla (40 barazime).

SKEDA
ELBASANI-DINAMO
Java e 6-të e Kategorisë Superiore
14 tetor 2006, Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" ora 14:00
Gjyqtarë: Tanush Latifi, R. Zhuli, P. Goxhaj
NDESHJET ELBASANI-DINAMO NË "RUZHDI BIZHUTA"
Sezoni 2005-2006
Elbasani-Dinamo 1-1
Elbasani-Dinamo 3-0
Sezoni 2004-2005
Elbasani-Dinamo 1-1
Elbasani-Dinamo 0-0
Sezoni 2003-2004
Elbasani-Dinamo 2-1
Elbasani-Dinamo 0-1
Sezoni 2002-2003
Elbasani-Dinamo 0-0
Sezoni 1999-2000
Elbasani-Dinamo 2-1
Ndeshje në total: 8. 3 fitore Elbasani, 4 barazime, 1 fitore Dinamo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›