E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi: “Draft për të ndihmuar futbollin”

Nga Gerti Carcani

"Paratë e donatorëve të klubeve shqiptare të futbollit, duhet detyrimisht, dhe domosdoshmërisht të njihen dhe të jenë një produkt që po këta donatorë të marrin më pas. Kjo është e detyrueshme",- kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të mazhorancës Bamir Topi, përfaqësuesi i lartë i politikës shqiptare. Frazat e presidentit të Tiranës Topi jane edhe një këmbanë për ministrinë e linjës: Pasi detyrimisht duhet të përcjellë ajo draftin e posacëm për të kaluar në qeveri dhe më pas në Parlament, të serumit për futbollin. Ky premtim që lidhet me një paketë të posacme për futbollin shqiptar, një paketë mbështetëse, rrethana lehtësuese, pikërisht për njerëzit që nuk po lodhen ende të nxjerrin paratë për të mbajtur në aktivitet një Kategori Superiore. Një premtim politik larg konfliktit të lashtë, një angazhim publik për të ndërruar mënyrën e funksionimit, një sipërmarrje direkte për të ndryshuar dicka në sistemin e fianancimit të futbollit shqiptar. Por, një premtim i tillë duhet të vijë natyrisht nga ministria e linjës, nga ministri, apo edhe vartësit e tij të sportit. Një angazhim nga një personalitet në politikën shqiptare që duhet të gjejë shtrat konkretizimi nga ministria që merret pikërisht, pasi është tërësisht e parealizueshme kapërcimi i forumeve ligjore, apo edhe procedimit të ardhjes së kësaj pakete deri në parlament. Zoti Topi dha garancitë e tij që kjo paketë do të vijë në parlament ashtu sikundër përcolli edhe një sinjal direkt për Ministrinë përkatëse që të jenë promotore e përgatitjes së një drafti të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›