E Diel, 1 Nëntor 2026

Curtney Love, i kërkon të falur së bijës Bean Cobain

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur rock Curtney Love, nëna e vajzës së Kurt Cobain, Bean Cobain kishte shkruar në Twitter se vajza e saj 19 vjeçare kishte fjetur me ish shokun e grupit të të atit Dave Grohl, ish baterist i grupit Nirvana, dhe frontman i Foo fighters.

Curtney Love ka deklaruar se Dave Grohl ka ngacmuar seksualisht të bijën dhe se ai ishte i fiksuar seksualisht me ish burrin e saj dhe shokun e tij Kurt Cobain.

Lajmi ishte shndërruar në një skandal të vërtetë sidomos për 19 vjecaren Bean Cobain e cila e ka kritikuar ashpër nënën e saj duke thënë se Twitter duhet ta censuronte atë.

Curtney Love, këngëtarja e grupit The Hole, pas një jetë mes skandalesh, tashmë duket se e ka kuptuar gabimin dhe ka vendosur kështu që ti kërkojë të falur publikisht të bijës në twitter.

Bean Cobain ka deklaruar se nëna e saj biologjike ka bërë një gabim të madh duke thënë ato gjëra. Bean ka thënë se ajo nuk është ngacmuar kurrë seksualisht nga Dave Grohl, ndoshta ata kanë pasur vetëm një raport platonik.

“Unë jam në një lidhje dhe shumë e lumtur” ka vijuar më tej Bean Cobain duke shtuar se nëna e saj ka bërë një dramë të kotë dhe se Twitter duhet ta censurojë atë.

Curtney Love është përpjekur ti kërkojë të falur së bijës, poe tashmë duhet ta bëjë dhe me Dave Grohl, i cili ka mohuar gjithë sa ka thënë Love dhe ka shtuar se fjalët janë ofenduese. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›