Mbledhja e KLD, miratohet kandidatura e Cefës, të mërkurën zgjidhet nënkryetari

Me urdhër të Bamir Topit, mbledhja u zhvillua pa praninë e medias
Konstituohet Elvis Çefa si anëtar i KLD-së, Këshilli i lartë i Drejtësisë ka miratuar në mënyrë unanime kandidaturën e Elvis Çefës si anëtar të KLD-së, ndërsa pritet zgjedhja e nënkryetarit të këtij institucioni. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi mbledhje të hapur për mediat, kërkesë e cila u hodh poshtë nga presidenti Bamir Topi, i cili nuk pranoi kërkesën e Halimit për mbledhje të hapur. Ndërkaq mbledhja e KLD-së është zhvilluar me debate, përsa i takon kandidatëve të propozuar nga Topi për nënkryetar të KLD-së. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka kundërshtuar dy kandidatët Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj. Gjithashtu ministri i Drejtësisë ka kërkuar që nënkryetari i KLD-së të zgjidhet pas zgjedhjes së presidentit të ri, kërkesë kjo e rrëzuar në votim, pasi vetëm 7 anëtarë nga 15 ishin pro shtyrjes së zgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së gjatë mbledhjes së sotme.
...