E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cut and past apo Copy and translation

Copy and past por dhe Cut and past apo Copy and translation emri mbi krye shpesh me nje foto personale e zgjedhur me shume shume kujdes dhe puna mbaroi. Edhe pse ngjan me oren e nje kursi fillestar te kompjuterit ku komandat ctrl-c ctrl-v te argetonin me shpejtesine e tyre per te kopjuar cka doje kjo nuk eshte gje tjeter vecse tendenca e fundit e gazetarise moderne shqiptare. Jo se nuk njihej me pare nuk eshte as risi e momentit e as e verteta e zbuluar mbi gazetarine vendase thjesht sporadizmi i dikurshem i ketij fenomeni i shfaqur kryesisht ne lajmet mbi kroniken roze hollivudiane eshte zevendesuar nga nje universalizem preokupues i shkruar ne informacionin e perditshem te cdo fushe.

Pa dashur te fyej asnje nga ata gazetare qe cdo dite shkojne tek lajmi e nuk presin qe ky i fundit te vij tek ta e me devotshmeri ja servirin lexuesit nen kendveshtrimin apo mendimin kritik fatkeqesisht prane perkushtimit te tyre rreshtohen shpesh artikuj opinione editoriale madje dhe intervista nen formatin ctrl-c dhe ctrl-v me te cilen gazetaria shqiptare krenohet duke thirrur Jemi gazeta me e shitur Jemi gazeta me e lire Jemi gazeta me e lexuar ne eeb

Copy and past e pjesa e kopjuar nga komunikata e shtypit te nje lajmi te dites shnderrohet ne nje artikull qe mbush faqen e nje gazete por dhe te nje tjetre tjetre e tjetre. Artikujt jane te gjithe te njejte me ndryshimin e disa batutave hyrese kaq te parashikueshme nga autorshkruesit. Nuk kam gabuar kur them autorshkruesit ne shumes shkrimi vertet eshte i njejte ne te gjitha gazetat e dites por emri mbi krye e foto e bukur ndryshon perpikmerisht. Ky qe lajmi e kjo eshte komunikata e shtypit- do pergjigjen sigurisht ata. Po ti gazetar ku je Ah harrova tek emri e tek foto. Lajmi derisa eshte kthyer ne nje komunikate shtypi ka historine e tij te gjate apo te shkurter qofte sfondin e tij te detajuar e nje te ardhme qe aftesia e mendimit gazetaresk mund ta shnderroj dhe ne nje scoop te dites Por ja qe dembelizmi me shume deshire i ka leshuar vendin militanizmit mediatik. Rregullat e shenjta te 5 W shnderrohen magjishem ne dy Who e When

Cut and past dhe tema me e folur e dites eshte servirur Cut and past e ideja e shkrimit te nje kolegu pronesohet mjaft qe kallezuesi te kthehet ne kryefjale e kjo e fundit mbiemer. Lemsh vetem lemsh. Cut and past e frazat gazetareske me ne mode nuk e mundojne artikullshkruesin as te rreshtoje mendimet. Cut and past e barcaletat politike te nje miku arsyetimi o mendimi i tij mbi ngjarjet e dites treguar ne profilin e nje social neteork-u mbush te nesermen faqen e analizes apo editorialit pa munguar asnjehere emri e foto e bukur e artikullshkruesit. Dikur thonin se dhe nje ide ke frike ta shprehesh ne nje tavoline miqsh se ta vjedhin sot tavolinat jane gjithnje e me me pak karrige e social network-et gjithnje e me me shume lista miqsh. Duhet te kesh frike ta shkruash mendimin tend sepse Cut and past vepron shume shpejt. Dembelizmi dashakeqes ecen paralelisht me egoizmin profesional.

Copy and translation e ne shtypin e dites mund te gjesh dhe numrin 1 te qeverise se nje shteti te madh intervistuar nga artikullshkruesi yne 20 vjecar apo konfesimet profesionale te nje sportisti te madh dhuruar nje studenti te gazetarise. Qesharake e mjaft trishtim. Copy and translation nje foto e bukur emri mbi krye e lajmet nderkombetare te dites pronesohet nga artikullshkruesit shqiptar. Gabova kur thashe te dites pasi ato nuk shfaqen kurre brenda 24 oreshit te pare te jetes se tyre por vetem pas kohes se domosdoshme per tu lexuar e iu nenshtruar operacionit Copy and translation. Preh e ketij te fundit jane zakonisht gazetat italiane pasi dhe ne perkthim dembelizmi nuk mungon kurre. Italishtja flitet nga te gjithe e eshte kaq e thjeshte ne perkthim. Shume te pakta jane ato gazeta qe citojne burimin e marrjes se materialit e shume rralle gjen poshte te shkruar Perktheu X. Preferojne pronesine e vjedhur me foton e bukur mbi krye ose e shumta fjalen Pergatiti X. Pergatit X ku Mbi tavolinen e nje lokali te blloku duke u ngrohur ne diell apo duke kontraktuar me botuesin e gazetes Corriere della Sera La Stampa Corriere dello Sport per te pasur te drejten e perkthimit apo moscitimit te burimit te informacionit.

E drejta e autoresise eshte e shenjte dhe e sanksionuar me ligje e gjoba te renda ne perendim. Pak kohe me pare fituesi i cmimit Pulitzer te New York Times gazetari Maureen Doed iu nenshtrua nje ndeshkimi serioz pasi kish kopjuar frazen e nje blog-u per ta perdorur ne nje artikull te tij e ishte vetem vetem nje fraze. Po pak kohe me pare ne Angli per tju kundervene ketij fenomeni lindi cmimi Press Plagiarist of the Year Award cmimi per vjedhjen gazetareske me te mire te vitit.

Lajmet percillen njekohesisht tek cdo media e eshte normale qe faqja e politikes kultures. ekonomise sportit e cdo gazete te trajtojne te njejten tematike po nuk duhet harruar se eshte impenjimi e aftesia gazetareske ajo qe i dhuron lajmit freski histori origjinalitet e mbi te gjitha deshire ne lexim.

Gazetarit 20 vjecar qe per pak minuta besoj dhe vete se kish takuar ish presidentin anglez apo kish folur kembekryq me sportistet e medhenj kengetaret miliardere apo divat hollivudian le ta mesojme ta nis punen ne menyren qe duhet pa u dashuruar me emrin apo foton e tij ne gazete.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›