E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yukio Mishima rinia e perjetshme e samurajit

28-11-2010 / Gazeta 55

Perkujtimi

Fjalet nuk mjaftojne. Keshtu shprehej fiks 40 vjet me pare shkrimtari patriot japonez Yukio Mishima teksa kur kryente gjestin vetevrasjes perpara tele-kamerave me ritualin tradicional seppuku. E pabesueshme ishte dhe ceremonia e lamtumires i veshur me te bardha sepse eshte ngjyra e zise ne Japoni dhe me perpara lamtumira e tij ne shkrim. Me pas fjales se shkruar iu ngjesh gjesti i shpates ne stomak qe e katapultoi nga jeta ne vdekje. njihet si Hara-kiri por carja e zorreve per japonezet emertohet me termin Seppuku. Kjo eshte forma ekstreme e ritualit japonez e kryer nga meshkujt qe kur kryhet nga femrat quhet Jigai. Ky eshte kodi i nderit i samurajeve si forma me e fundme e mos-renies ne duart e armiqve dhe si nje forme e denimit kapital per te mos pranuar turpin.
Vetevrasja heroike e patriotit japonez Yukio Mishimes tronditi shume patriote te gjithe botes. Ishte pothuajse ceguevara i se djathtes qe martonte in capitulo mortis ne permbyllje te kapitullit letersine dhe vdekjen Estetin dhe Heroin Super-njeriun dhe Traditen. Yukio Mishima ishte nje romancier i madh po aq sa gjigant ishte dhe narcizizmi i tij heroik. Te rralle jane shkrimtaret qe dine te japin aq holle dhe aq estetikisht luhatjen e ndjenjave te nje njeriu ne nje fjali gjest. dhe aty kupton se Vlera e njeriu shfaqet pikerisht ne momentin kur jeta vendoset perballe vdekjes. Sepse jeta eshte e shkurter dhe gjithe njerezit duan ta zgjasin sa me shume. Dhe pse jeta njerezore eshte strukturuar ne ate menyre qe vetem kur sheh perpara syve vdekjen mund te kuptojme unicitetin e njeriut dhe deshiren e tij per te jetuar.

Yukio Mishima me emrin e vertete Kimitake Hiraoka rridhte nga nje familje fshataresh. Lindur me 1925 ai do ta kalonte pothuaj tere femijerine e tij te hershme tek gjyshja e cila vinte nga nje familje samurajsh. Femije i ndrojtur disi i feminizuar ai nuk merr pjese ne asnje veprimtari shkollore nga frika e gjyshes. Ajo e ndalonte te mos merrej me sport madje as te dilte ne diell. Mendohet se prirjet e tij drejt vdekjes dhe teprimit kane ardhur si rrjedhoje e ketyre viteve me gjyshen e cila ishte teper nevrike si pasoje e vuajtjeve nga nervi shiatik. Megjithate kur Mishima eshte tashme 12 vjec ajo pranon ta riktheje me ne fund tek prinderit e tij dhe vdes dy vjet me vone me 1939. Ne shtepi prinderit kane dy qendrime te kunderta. I ati nje njeri i vrazhde i mesuar me disiplinen ushtarake ben kontrolle te befta ne dhomen e te birit dhe ia gris shkrimet e gjetura. Ai nuk do kurrsesi qe i biri te merret me letersi si nje profesion per njerez te dobet dhe e detyron te mesoje gjermanishten. Duhet thene se i ati kishte pikepamje naziste. Ndersa e ema e perkrah dhe e mbeshtet ne perpjekjet e tij per te shkruar.
Me 1944 ai mbaron shkollen e mesme me rezultate te shkelqyera duke u dekoruar nga vete dora e perandorit nje takim i cili do ta shenoje perjete. Po ate vit ai boton romanin e pare Pylli i teri ne lule ku dhe merr pseudonimin Yukio Mishima. Gjate Luftes se Dyte boterore arrin te mos shkoje ne front duke pretenduar se vuan nga tuberkulozi. Megjithate ai do te vuaje nga kjo nga humbja e rastit per te pasur nje vdekje heroike. Me 1947 diplomohet ne Universitetin e Tokios dhe punesohet ne Ministrine e Financave. Megjithate i ati e lejon te merret me shkrime per nje vit por me pas ai e kupton qe i biri do te jete nje shkrimtar. Gjate kesaj kohe njihet dhe me Yasunari Kawabata Nobelistin e ardhshem 1968.
Vazhdon keshtu seria e shkrimeve te tij nje krijimtari e pasur ku do te bien pernjehere ne sy temat e tij te zakonshme kulti i trupit i bukurise i luksit. Por bukurine trupore ai e shihte te lidhur gjithmone me bukurine shpirterore. Megjithate ne kete kult te bukurise trupore duhen pare dhe prirjet e tij homoseksuale te cilat ai i kishte shfaqur qe ne shkolle. Romanet e tij priten mjaft mire ne Europe dhe ne SHBA-es. Ndihet ne ajer dhe mundesia e nje Cmimi Nobel te ardhshem.
Persa i perket jetes se tij vetjake ai fillon te merret me arte marciale dhe behet nje ekspert i kendos. Trupi i tij fiton ate bukurine e kenduar aq shume neper shkrimet e tij dhe kete trup do ta mbaje deri ne vdekje me 1970. Ne te njejten kohe fillon te shetise neper bare homoseksualesh ku flitet se ka pasur ca lidhje me te huaj qe kalonin neper Japoni. Megjithate pasi mendon te lidhet me Shoda Michiko e cila me pas u be gruaja e perandorit Akihito ai martohet perfundimisht me Yoko Sugiyama me te cilen do te kete dy femije vajze e djale.
Ne vitet lsquo60 ai do te shpalose gjithnje e me teper pasione nacionaliste. Eumlndrra e tij eshte per nje Japoni tradicionale jashte botes teknike e cila ka filluar te shtrije kthetrat e saj gjithandej. Eumlshte pikerisht ne kete kohe qe ai shkruan novelen Patriotizem te perfshire ne kete botim te pranishem ku tregon vetevrasjen e nje cifti te ri per atdhe dhe nder. Perballe opinioneve te tij nacionaliste vete shkrimtari Kenzaburo Oe me vone Cmim Nobel 1994 ndermerr shkrimin e nje libri te titulluar 17 ne te cilin ai mbron nje qendrim krejt te kundert me ate te Mishimes. Por kjo i pelqen Mishimes si provokues qe eshte. Madje ai nuk do te nguroje te shkoje vete ne Universitetin e Tokios per te folur perpara studenteve komuniste. Me 1968 themelon Shoqerine e Mburojes nje lloj milicie private ne mbrojtje te perandorit. Betimi qe duhet te benin shoket e tij ishte Ne betohemi ne shpirtin e burrave te vertete te Yamatos se do te ngrihemi me shpate ne dore kunder cdo kercenimi ndaj kultures apo trashegimise sone.
Dhe nisur nga fundi i vitit 1969 ai fillon te organizoje planin e vetevrasjes. I tille si nje Samuraj i cili nuk duhet te lere asgje pas vetes Mishima fillon te pergatise testamentin duke iu lene femijeve te drejtat e autorit dhe iu ben vizita miqve dhe shokeve te vet pa rene ne sy. Dhe me 25 Nentor 1970 gjithcka eshte gati.
Pasi ka nenshkruar po ate dite vepren e fundit te tij romanin Engjelli ne kalbje pjese e vepres se tij Deti i shterpesise te perbere prej kater romanesh ai ngrihet dhe hidhet ne veprim. Ngjarja do te jete e rralle dhe e padegjuar me pare.
Me 25 Nentor 1970 ne oren njembedhjete te mengjesit se bashku me tre shoke te tij ai hyn ne zyrat qendrore te ushtrise ne Tokio dhe kerkon te flase me gjeneral Matsuda. Thuhet se i ati i tij kur e ka pare Mishimen duke dale nga shtepia me dy shpata ne brez ka thene Do te me duhet perseri te nderhyj me policine sepse ky kushedi cmarrezira do te beje ende. Mishima mbante me vete nje shpate te stolisur ne shekullin e shtatembedhjete per tia treguar gjeneralit Matsuda motivi i vertete ishte per ta mashtruar kete te fundit dhe per ta kapur peng. Duke nxjerre pretekst nxjerrjen e nje shamie per te fshire tehun njeri nga shoket e tij duhet te lidhte gjeneralinhellip por gjenerali u ngrit vete per ta kerkuar kete shami cka kjo beri qe te gjitha planet e bandes fluturuan ne ere. Pas disa goditjesh te rremujshme gjenerali ishte lidhur ushtaret te lajmeruar nga zhurma perpiqen te hyjne brenda Mishima pret doren e njerit prej tyre dhe plagos disa te tjere cka kjo ben qe ushtaret te terhiqen.
Mishima ushtaret e tij dhe gjenerali jane vetem per vetem. Mishima pergatitet te dale ne ballkon gjoksin hapur dhe ne balle nje shirit me moton e samurajve sherbe kombin gjate shtate jeteve. Ai deshiron tiu flase ushtareve qe presin poshte. Me ne fund del ne ballkon dhe fillon te flase per rikthimin ne vlerat e vjetra te Japonise. Mirepo ushtaret nuk pranojne ta degjojne duke e ftuar te zbrese poshte per tu marre vesh balle per balle si burrat. Atehere Mishima kthehet brenda dhe merr shpaten me nje gjest qe e kishte paramenduar me kohe. Kishte ardhur casti i takimit me vdekjen ne kulmin e bukurise se shpirtit dhe trupit te tij kjo vdekje qe ai e kishte pershkruar ne menyre aq te gjalle dhe te frikshme ne novelen Patriotizem. Ne te vertete Mishima nuk kishte rrugezgjidhje tjeter si nje njeri i cili e urrente deshtimin dhe duke pare se idete e tij nuk kishin zene vend ne Japoni atehere vdekja ishte nje clirim per te. Por nje vdekje e cila per te do te ishte heroike e bukur. Pas disa minutash te tmerrshme vuajtjeje me tehun e shpates ne bark ai rrinte me trupin drejt duke vazhduar ta ngule me thelle derisa njeri prej shokeve te tij shkon ti prese koken sipas ritit seppuku. Keshtu ka mbaruar njeri prej shkrimtareve me te medhenj te shekullit te XX-te Yukio Mishima.

Pergatiti L.Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›