E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas buxhetit amnistia

Buxheti 2011 edhe pse ndoshta buxheti me i debatuar ne historine e financave publike moderne shqiptare eshte dhe me i madhi. Eumlshte nje buxhet ne rritje. Rritet kur te gjithe buxhetet e vendeve te rajonit ulen. Kur buxhetet e vendeve te BE-se ulen nga 4 deri ne 22 per qind tek ne rritja eshte 10 per qind ne krahasim me buxhetin e ketij viti. Per shembull shpenzimet e pritshme per kete vit jane 2.6 miliarde euro. Shtohen ne 2.9 miliarde euro. Shtohen me afro 9 per qind edhe te ardhurat ne buxhet. Buxheti shqiptar eshte ndoshta i vetmi qe rritet per vitin 2011 ne gjithe Evropen. Perfaqeson nje buxhet qe ul shpenzimet operative duke shtuar vetem ato kapitale sidomos per infrastrukturen ne ekonomi. Jepen 360 milione euro per rruget ne buxhetin e shtetit 2011. Eumlshte nje buxhet qe rrit te ardhurat nga taksat dhe tatimet pa rritur taksat e shtetit madje duke ulur dy prej tyre si p.sh. pergjysmon Tatimin mbi Vleren e Shtuar TVSH-ne per barnat mjekesore. Buxhet qe shton serish pagat dhe pensionet ne korrik 2011. Eumlshte nje buxhet i forte i nje shteti qe po forcon kellqet ne ekonomi. Dhe i forti fal...Duhet te fale. Duhet te ndodhe vitin qe vjen falja fiskale. Eumlshte gati domosdoshmeri. Po cilat jane arsyet qe e shtyjne biznesin shqiptar sot me shume se kurre ta kerkoje amnistine fiskale Se pari sepse sipermarrja shqiptare gjate ketyre 20 viteve ekonomi tregu eshte rritur e zhvilluar me zig-zage. Ka perfituar nga vakuumet e ndryshme ligjore si dhe ne disa raste ka kryer edhe evazion fiskal. Kapitalet dhe asetet e biznesit te fshehura apo te padeklaruara si rrjedhoje e ketij evazioni fiskal gjate ushtrimit te aktivitetit sipermarres apo e riatdhesimit ose rregullimit te aktivitetit financiar dhe pasuror te fshehur apo te eksportuar per shkaqe nga me te ndryshmet jane te konsiderueshme. Nga vrojtimet qe kane realizuar vete shoqatat e biznesit kapitalet dhe asetet e padeklaruara te biznesit rezultojne ne nivele disa miliarde euro. Keto asete e kane te pamundur te perfshihen ne qarkullimin financiar te vendit. Ato as nuk hipotekohen as nuk sherbejne si kolateral per kredi te ardhshme qe mund te kerkoje biznesi nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Nga ana tjeter biznesi shqiptar ne raportet me partneret e huaj per shkak te ketyre aseteve te padeklaruara qe nuk figurojne ne bilancet zyrtare paraqitet me potencial te cunguar. Se dyti mbajtja e nje pjese te aseteve dhe kapitaleve te rendesishme te tij te paregjistruara te panjohura ligjerisht perben gjithnje nje stres te madh per biznesin. Ai ndodhet nen presionin se mos nje dite nje segment i vecante i pushtetit mund te keqperdore asetin e tij te paregjistruar apo shkeljen ne legjislacionin fiskal per ti sekuestruar pasurine apo bllokuar aktivitetin. Te qenit konstant nen meshiren e nje raprezaljeje te mundshme te segmenteve te pushtetit per shkak te nje aseti te padeklaruar apo evazioni fiskal te kryer kohe me pare dobeson nismen private dhe kurajon e biznesit per te rrezikuar ne ekonomi. Biznesi eshte gati dhe pret nje ore e me pare te normalizoje marredheniet me shtetin. Se treti dhe nje arsye kjo qe qendron pertej interesit te vete biznesit per gjithsecilin nga ne duhet te jete e qarte se parate apo asetet qe bizneset disponojne ne formen e punes se akumuluar edhe pse ende te padeklaruara perfaqesojne pjese te rendesishme te pasurise kombetare. Qeverite dallohen per nga politikat stimuluese qe ndermarrin dhe per nga aftesia per ti vene keto para dhe asete ne funksion te qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik financiar dhe social te vendit si dhe te mireqenies se qytetareve te vet. Qeveria jone duhet te kete kurajon e plote te pranoje kerkesen e biznesit per amnisti. Pse se katerti amnistia jep nje perfitim reciprok qeveri-biznes. Ajo e ka nje fature takse dhe nga zbatimi i saj qeveria perfiton pse shtohen te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Perfiton po ashtu nga formalizimi i metejshem dhe i forte i ekonomise nepermjet amnistise. Por nga ana tjeter bizneset perfitojne pse normalizohen marredheniet e tyre me administraten fiskale dhe me qytetaret si dhe ruhet dhe zgjerohet punesimi aq i nevojshem ne nje situate si kjo e sotmja ku ende vuajme pasojat e krizes ekonomike dhe kredite e keqija apo me probleme jane rritur shume shqetesueshem ne sistemin tone bankar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›