shte koha per mesimet e historise

shte koha qe keto mesime te historise jo vetem tones por edhe te te gjitha vendeve te zhvilluara demokratike te pervetesohen nga te gjitha aktoret e politikes dhe te jetes publike shqiptare
Nga Bamir Topi
Ne nje dite te rendesishme si kjo nuk mund te mos sjellesh ne kujtese udhetimin e gjate dhe te veshtire historik deri tek krijimi i shtetit te pavarur shqiptar. Nje komb i lashte si ky i yni e ka arritur vone ate qe kombet e tjera evropiane por edhe fqinjet tane ballkanike e kishin fituar shume kohe para nesh.
Rrethanat historike apo gjeo-politike cilatdo qofshin shkaqet e kesaj vonese nuk e zbehin peshen e kesaj ngjarjeje ne jeten e shqiptareve perkundrazi e rrisin ate. Vonesa nuk do te thote gjithmone prapambetje pasi brenda voneses si brenda koraces se padepertueshme qellon te jete pjekuria drita e brendshme vetedija e plote per rendesine e aktit te madh themelues te 28 Nentorit.
Akti themelues i Shtetit shqiptar duhet kuptuar ne dy dimensionet e tij Me 28 Nentor 1912 Shqiperia iu kthye vetvetes dhe Evropes. Edhe pse ky akt nuk i zgjidhi te gjitha problemet e shqiptareve ai i futi ato ne rrugen e zgjidhjeve.
28 Nentori duhet kuptuar si dita e realizimit te nje projekti te madh te modernitetit projekt njeheresh politik kulturor dhe shpirteror. Ky projekt ishte aq i madh aq i rendesishem edhe aq vizionar sa duhej te kalonin gati njeqind vjet qe ai te permbushte aspiratat e veta kryesore. Projekti eshte ende gjalle eshte ende frymezues dhe eshte ende i paperfunduar. Integrimi i plote dhe zyrtar i Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte permbyllja me sukses e tij.
Projekti ka pararendesit e vet. Projekti ka themeluesit e tij. Projekti i perket secilit prej nesh dhe gjithe shqiptareve qofshin kete politikane apo njerez te thjeshte por nje vleresim i vecante u shkon ne kete dite atyre qe u perpoqen ta realizonin me se pari ate.
Nuk mund te mos permendim ketu Heroin tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeun i cili realizoi i pari projektin e nje shteti shqiptar ne keto troje i cili e ngriti dhe e mbajti ate duke u perballur me fuqine me te madhe ushtarake te kohes se tij.
Asokohe Evropa e pa ngritjen e shtetit te Skenderbeut me shprese dhe e perkrahu ate sepse mburoja dhe shpata e princave dhe ushtareve arber sherbyen njeheresh per mbrojtjen e vendeve evropiane dhe te vete Shqiperise.
Te vetedijshem per kete mot te madh dhe testamentin e vet evropian eterit themelues te shtetit shqiptar zgjodhen pikerisht 28 nentorin si Nentor te Dyte te Rilindjes Shqiptare. Ne Vlore diten kur plaku i flamurit Ismail Qemali shpalli vendimin e shenjte ishin bashke te gjithe rilindasit shqiptare te gjalle e te vdekur sepse ne ate akt u misheruan shpirti dhe fryma atdhetare shqiptare.
Akti i krijimit te shtetit shqiptar ne vitin 1912 rezultoi te ishte nje veprim gjeo-politik i domosdoshem per paqen dhe ekuilibrin e forcave ne Ballkan.
Rajoni yne nuk ishte i qete asnjehere ne ato gati njeqind vjet qe pasuan edhe per shkak te faktit se te gjitha zgjidhjet e diktuara nga faktoret ballkanas dhe jashte tij nuk e moren parasysh kurre realitetin dhe ndikimin e faktorit shqiptar ne kete hapesire.
Sot pas gati njeqind vjetesh kjo hapesire eshte me e paqte me e sigurte dhe me demokratike sepse me ne fund iu ka dhene nje zgjidhje ceshtjes shqiptare.
Shqiptaret jane ne hapesiren e tyre te natyrshme me dy demokraci me dy shtete dhe me standarde gjithnje e me te permiresuara demokratike edhe ne ato shtete te Ballkanit ku jane ne pakice. Rasti i faktorit shqiptar eshte tregues tipik se e drejta mund te vonoje por nuk mund te vonohet kurre pafundesisht dhe se ajo mund te fshihet perkohesisht por jo te tjetersohet
Te nderuar bashkatdhetare
Sot me plot te drejte ndihemi krenare se Shqiperia eshte nje vend demokratik ne rrugen e nje zhvillimi te sigurte qe do te na e beje me mire jeten dhe te ardhmen por edhe do te na e lartesoje imazhin e vendit tone para mbare botes.
Sapo kemi perfunduar me sukses nje proces te rendesishem liberalizimin e vizave fitore kjo qe deshmon seriozitetin e reformave politike dhe ekonomike qe vendi yne ka kryer gjate ketyre njezet vjeteve. Ky eshte nje akt i madh i besimit evropian ndaj perpjekjeve tona. Ne keto njezet vjet ne kemi patur vertete nje tranzicion te veshtire por gjate ketyre dy dekadave Shqiperia e ka zvogeluar distancen qe e ndante nga vendet e zhvilluar demokratike perendimore. Sot vendi yne eshte nje anetar i denje dhe i sprovuar i NATO-s dhe po troket me force e plot te drejte ne portat e Bashkimit Evropian.
Pikerisht kjo duhet te na beje qe te ngrihemi ne lartesine e duhur te pergjegjesive historike te momentit. Asnjehere Shqiperia nuk ka qene ne syte e Evropes dhe asnjehere syte e Evropes nuk kane qene te perqendruara mbi Shqiperine si tani. Kete pergjegjesi duhet ta ndajme te gjithe se bashku. shte momenti i duhur sepse kjo eshte rruga qe kemi zgjedhur vete. shte pikemberritja jone e enderruar dhe mese e merituar. Duhet qe ta bejme realitet dhe duhet qe patjeter te mberrijme atje sa me shpejt per ne dhe per te ardhmen e sigurte dhe te lumtur te femijeve tane
Te nderuar zonja dhe zoterinj
Sublimiteti i kesaj dite dhe kujtimi i atyre atdhetareve te cilet kontribuan per te na rikujtojne nje mesim te madh te historise Shqiperia dhe shqiptaret i kane zgjidhur ceshtjet e tyre themelore sa here palet i kane lene menjane interesat personale klanore apo edhe politike.
Kompromisi ne respekt dhe ne sherbim te ligjit eshte force dhe jo dobesi. Dialogu eshte zgjidhja e vetme e problemeve.
Logjika e perfshirjes dhe jo e perjashtimit eshte baza e suksesit dhe parimi themelor i pluralizmit.
shte koha qe keto mesime te historise jo vetem tones por edhe te te gjitha vendeve te zhvilluara demokratike te pervetesohen nga te gjitha aktoret e politikes dhe te jetes publike shqiptare
Do te uroja qe ne jeten parlamentare e cila eshte misherim i vete demokracise qeveria dhe opozita nepermjet debatit dhe kundervenies e argumentimit te alternativave te frytshme te gjejne vullnetin per te miratuar ligje ne interes te qytetareve te vendit e te proceseve integruese si kryefjale te aksionit tone te perbashket politik ngadalesimi i te cilit nuk pranon asnje lloj justifikimi dhe nuk perjashton askend nga pergjegjesia perballe qytetareve te ketij vendi.
Pershendetja e Presidentit me rastin e Festes Kombetare Dites se Pavaresise dhe te Flamurit